Aktualitet

Me kallashnikov në duar, FNSH mësyn brenda vilës luksoze në Kurbin, arrestohet i shumëkërkuari, në Prill tentoi të vrist

4 Qershor 2020, 07:55 Nga DOSJA
Me kallashnikov në duar, FNSH mësyn brenda vilës luksoze në

Kurbin- Finalizohet operacioni “Mamurrasi”. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në bashkëpunim me Policinë Shkodër kanë arrestuar brenda një vile luksoze në Kurbin të shumëkërkuarin Bardhok Ndoka. Efektivët e policisë mësynë me armë duar, brenda vilës, ku edhe arrestuan 42-vjeçarin.  Policia bën me dije se 42-vjeçari akuzohet për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje. 42-vjeçari në muajin prill ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një makine BMW. Gjykata ka dhënë ndaj tij masën “arrest me burg”.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Mamurrasi”. Operacioni për kapjen e personave në kërkim me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Operacioni nga Komisariati i Policisë Kurbin, në bashkëpunim me FNSH Shkodër. Kapet dhe vihet në pranga një i kërkuar për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje. Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, falë bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët dhe pas informacioneve të marra për vendndodhjen e një personi në kërkim, në bashkëpunim me FNSH Shkodër, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin e koduar “Mamurrasi”.

Në kushte të larta sigurie dhe falë ndërhyrjes profesionale u bë kapja dhe prangosja e shtetasit B. N., 42 vjeç, banues në Kurbin.

Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprat penale ”Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Shtetasi B. N., më 29.04.2020, në Mamurras, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti tip “BMW”, me drejtues shtetasin K. (N.). Sh. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bardhok ndoka operacioni mamurrasi bardhok ndoka operacioni mamurrasi

Sondazh

Poll