Aktualitet

Shkarkohet kryetarja e Gjykatës Kavajë, KPK gjen probleme tek e shkuara e Entela Shedulës

4 Qershor 2020, 07:14 Nga DOSJA
Shkarkohet kryetarja e Gjykatës Kavajë, KPK gjen probleme tek e

TIRANË– Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot nga detyra kryetaren e Gjykatës së Kavajës, Entela Shedula. Sipas informacioneve mësohet se KPK ka gjetur probleme në karrierën e Shedulën, dhe në fund ka marrë vendimin për ta shkarkuar atë nga detyra.

Trupa gjykuese që ka marrë këtë vendim ishte e përbërë nga Xhensila Pine, Brunilda Bekteshi, Suela Zhegu.

Tre komisionerët gjatë hetimeve kanë gjetur shkelje në pasurinë e Shedulës. Në seanca e meparshme, KPK ka konstatuar mungesë burimesh financiare për ndërtimin e një vile 3-katëshe. Po ashtu Komisioni ka konkluduar se Shedula nuk ka arritur të provojë se ajo dhe bashkëshorti i saj kanë pasur burime të ligjshme për ndërtimin e banesës.

Relatorja Zhegu ka identifikuar dhe gjetje lidhur me aspektin profesional. Në seancat dëgjimore Komisioni kishte verifikuar edhe një rast të një vendimarrje të gjyqtares Shedula për një çështje penale të publikuar në median online për lirimin e shtetasit I.B. Këto probleme të gjetura nga KPK dhe të mos argumentuara dot nga Shedula kanë bërë që sot të merret vendimi për shkarkimin e saj.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet entela shedula komisioni i pavarur i kualifikimit entela shedula komisioni i pavarur i kualifikimit

Sondazh

Poll