Aktualitet

Policia operacion anti-drogë në Fier/ Angazhohen 100 agjentë të Antidrogës dhe ngrihen disa dronë, sekuestrohen 30 fidanë

4 Qershor 2020, 06:52 Nga DOSJA
Policia operacion anti-drogë në Fier/ Angazhohen 100 agjentë

Fier-Policia e Shtetit aksion anti-kanabis në Fier.  Unfiromat blu bëjnë me dije se gjatë aksionit janë angazhuar mbi 100 agjentë të Antidrogës dhe janë ngritur në ajër disa drone. Sipas policisë në zonën e Pishporës nuk janë gjetur bimë të kultivuara, ndërsa në zonën e Cakranit, janë evidentuar 30 fidanë kanabis.  Policia ka arrestuar 27-vjeçarin me iniciale F.M, pasi fidanët janë gjetur në oborrin e banesës së tij.

Njoftimi i Policisë:

Vijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Policia e Shtetit po përdor dronët për monitorimin e zonave të thella e pyjore.

Gjatë kontrollit të territorit janë angazhuar mbi 100 punonjës policie dhe disa dronë. Agjentët e Antidrogës dhe shërbime të tjera policore kontrolluan zonën e Pishporos për disa orë, nga toka dhe me dronë inteligjentë dhe nuk u gjet asnjë bimë e kultivuar.

Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në zonën e Cakranit u konstatua një rast tentative kultivimi. Policia ka vënë në pranga shtetasin F. M., 27 vjeç, pasi në oborrin e banesës së tij janë evidentuar 30 fidanë në kubikë, në tentativë për t’i kultivuar në tokë. Kontrolli i territorit do të vijojë pa ndërprerë duke kontrolluar çdo cep të territorit dhe në zonat më të largëta, falë përdorimit të flotës së dronëve dhe helikopterëve.

Pak javë më parë Policia zhvilloi aksione anti-kanbis në Krujë dhe Kukës. Gjatë aksonit anti-drogë në Kukës u arrestuan 19 persona dhe koka e grupit ishte Kreshnik Murataj.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 27-vjeçari në cakran policia aksion anti-drogë në fier arrestohet 27-vjeçari në cakran policia aksion anti-drogë në fier

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Qershor 2020, 05:09

Shqipëri- Vetëvrasjet u rriten në mënyrë sistematike dy vitet e fundit, duke arritur në 216 persona më 2019 ose 2,3 për qind në raport me një vit më parë. Sipas...