Aktualitet

300 punonjës të fasonerisë në Berat në protestë, kërkojnë pagën e luftës: Na është refuzuar, ne kemi qenë pa punë

4 Qershor 2020, 06:50 Nga DOSJA
300 punonjës të fasonerisë në Berat në protestë,

Berat-300 punonjës të fasonerisë “Marlo tex” në Berat janë duke protestuar  sot para Drejtorisë së Tatimeve, pasi kërkojnë pagën e luftës. Punonjësit ka deklaruar se gjatë periudhës së pandemisë kanë qenë pushim dhe nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga shteti.

 

“Kemi qenë një muaj pushim, duam pagën e luftës. Ndërmarrja jonë prodhon çarçafë, çanta. U ndërpre puna se ne jemi prodhim zhinxhir, u ndërpre jashtë edhe këtu tek ne. Po kështu firma nuk ka siguroi as transportin për ne që vijmë nga Kuçova, nga Ura Vajgurore dhe ngelëm pa punë. Pra gjatë kohës së covid u mbyll ndërmarrja. Ne kërkojmë pagën e luftës, e meritojmë, na kanë thënë që iu refuzohet paga dhe ne nuk dimë arsyen. Disa punëtorë jan¡ nxjerrë në asistencë.”, shprehet një nga punonjëset.

Pak ditë më parë, u ngritën në protestë 40 punonjëse të tjera të një fasnonerie në Berat, të cilët kërkuan pagën e luftës. Ndërkohë, për pagën e luftës janë ngritur në protestë edhe 50 punonjës të transportit publik. Ndërsa Drejtoria e Tatimeve ka bërë thirrje punonjësve që të aplikojnë për pagën e luftës.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet proteste ne berat punonjëset e fasonerisë në berat në protestë proteste ne berat punonjëset e fasonerisë në berat në protestë

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Qershor 2020, 05:09

Shqipëri- Vetëvrasjet u rriten në mënyrë sistematike dy vitet e fundit, duke arritur në 216 persona më 2019 ose 2,3 për qind në raport me një vit më parë. Sipas...