Aktualitet

Shkon i gjakosur gjatë natës në spital, policia i vë prangat kur mëson se ishte vetëplagosur

4 Qershor 2020, 06:35 Nga DOSJA
Shkon i gjakosur gjatë natës në spital, policia i vë prangat

KURBIN- Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë, pasi ka shkuar mbrëmjen e djeshme i gjakosur në spitalin e Kurbinit. Që në momentet e para mjekët kishin dyshuar për plagosjen e tij dhe pasi është lajmëruar policia është mësuar se i riu ishte vetëlagosur me armë zjarri.

Forcat e rendit  nisën hetimet dhe 26-vjeçari, i identifikuar me inicialet  A.M. 26 vjeç, pranoi se ishte vetëplagosur aksidentalisht në këmbë me armë zjarri, në banesën e tij. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma tip pistoletë

Policia e Kurbinit ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., banues në Kurbin, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet plagodja ne kurbin policia lezhe plagodja ne kurbin policia lezhe

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Qershor 2020, 05:09

Shqipëri- Vetëvrasjet u rriten në mënyrë sistematike dy vitet e fundit, duke arritur në 216 persona më 2019 ose 2,3 për qind në raport me një vit më parë. Sipas...