Insights

FOTO+VIDEO/Lleshaj del blof, policët në SHBA janë me “targa në gjoks”… deklarata shokuese në Kuvend, çfarë tha mini

4 Qershor 2020, 08:58 Nga DOSJA

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj tha sot se policët që ishin tek Teatri pa numra, do të jenë të paidentifikuar, pasi siç tha ai, deputetët nuk kanë tagër për të marrë emra dhe për të bërë hetime. Nuk do i merrni kurrë emrat e punonjësve, nuk keni tagër për të bërë hetime ndaj punonjësve të policisë. Të vetmit që kanë të drejtë është prokuroria, e cila mund ta bëjë këtë. Sa i përket uniformës, policia ka qenë në dy operacione, një lirim objekti dhe një për protestën. Në operacionet për protestat, policia ka qasje tjetër nga ditët normale. Në menaxhimin e protestës menaxhohen për një qasje tjetër.”-tha Lleshaj. 

Më tej, ai mori si shembull SHBA-të, kur tha se edhe vendi më demokratik i botës kur ka protesta të dhunshme, nuk ka policë të identifikuar.

“Keni raste edhe në vendin më demokratik të botës, nuk do të shihni numra të policëve në protesta, policë me targa mbi gjoks. Të gjithë barrën për policinë e ka drejtuesi i tyre”,- tha Lleshaj.

Por si është e vërteta? Dosja.al bëri një verifikim elementar. Siç mund ta shihni edhe vetë, në të gjitha protestat e dhunshme në SHBA që po bëjnë xhiron e botës, policët edhe në rastet kur ushtrojnë forcë mbi protestuesit janë me numra dhe të identifikuar.

Disa prej tyre, me emra në bazë të distriktit, dhe të tjerë me numra.

Dhuna e policisë në SHBA:

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

factcheck factcheck dhune tek teatri sander lleshaj seance plenare 4 qershor 2020 dhune tek teatri sander lleshaj seance plenare 4 qershor 2020

Sondazh

Poll

Insights 3 Qershor 2020, 11:51

Tregim: I vdekur, pa varr…

Ishte fundi i Gushtit. Vapa përvëluese, shoqëruar me një duhmë ajri të nxehtë, ngrihej nga kalldrëmet e gurta të qytetit dhe futej brenda shtëpisë sime, sikur d...

Insights 30 Maj 2020, 10:06

Druri ka dalë nga Xheneti…Kush të Rreh të Do!

“Druri ka dalë nga xheneti” – thonë disa, duke hymnizuar dhunën. Si fëmijë, kur haja ndonjë pesçe turinjve nga mësuesi dhe i ankohesha prindërve, (ngaqë ...