Insights

SHËNIM/ “Dhunimi” i dytë i 15-vjeçarit, pse u vetë-sakrifikua Ardi Veliu?

29 Maj 2020, 14:38 Nga DOSJA
SHËNIM/ “Dhunimi” i dytë i 15-vjeçarit, pse u

TIRANË– Me telefon në dorë dhe tepër serioz, Ardi Veliu, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, dhunoi për herë të dytë 15-vjeçarin, i cili u bë protagonist në media disa ditë më parë.

I riu kishte thyer karantinën dhe 4 policë pasi e kapën në rrugë e dhunuan, ndërsa i mituri dëgjohet që i fyen me fjalë jo-etike. (Ky është versioni i vetëm deri tani, pasi Policia nuk ka treguar pamje të tjera që të vërtetojnë dhe qëndresën dhe kundërshtrimin ndaj uniformave blu të 15-vjeçarit).

Veliu sot në Komisionin e Sigurisë u pyet për këtë ngjarje. Numri një, morali dhe imazhi uniformave blu, nuk u mjaftua duke marrë në mbrojtje policët, por fajësoi viktimën. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, njësoj maskilist si ata që, kur një vajzë përdhunohet, thonë se fajin e kishte ajo dhe jo përdhunuesi (fajin e ka ajo që hapi këmbët), tha se djali ishte me familje me njollë në biografi. Për ta vërtetuar këtë ai shfaqi një video nga Iphone X i tij dhe tha se e ëma e djalit ishte me armë dhe ja drejtonte një personi tjetër.

Shikoni nga çfarë familje vjen ky fëmijë. Ma treguan këtë video për të treguar se sa i edukuar është ky fëmijë. Nuk dua të justifikohem më. Jo se dua të mbroj Policinë. Por të jemi realist”, ishte kjo një pjesë e fjalës së tij.

Origjina e familjes së atij fëmije ishte faji më i madh që ai mbante mbi supe dhe për këtë duhej të dhunohej përsëri dhe gjyqi t’i bëhej në publik. Harroi fare ngjarjen që ndodhi pak javë më parë, ku 15-vjeçari u shtri në tokë dhe u qëllua nga katër efektivë.

Harroi që policët mund të kenë kaluar kompetencat e tyre, harroi që vartësit e tij po shkelnin ligjin. Për Veliun, qendra e ngjarjes ishte origjina dhe edukata e familjes së atij 15-vjeçari. “Të jemi realist”, ishte kjo fraza që Veliu e përmendi disa herë.

Njësoj, edhe ne, për të qenë pak më realistë sesa Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, sqaruam se pamjet e shpërndara me vrull në ëhatsapp-in e Veliut, ishin të rreme. 

Por, edhe nëse këto pamje ishin të vërteta, duke lenë mënjanë shpërndarjen e pamjeve të rreme, me qëllim mbulimin e shkeljes së ligjit dhe dhunën e pajustifikueshme të punonjësit të policisë, vetëofrimi për keqpërdorim i Ardi Veliut sot, ishte i tepërt. 

Drejtori i Policisë së Shtetit, i emëruar për të organizuar dhe drejtuar policinë e Shtetit, frymëzoi çdo punonjës policie, për të dhunuar këdo, nëse pas tij qëndron një biografi e keqe. Duke mos ndarë dot qenien dhe individualizmin e secilit, numri një i policisë së Shtetit, pa dashur shkoi më tej. Kushdo, që ka një familje jo në lartësinë që na e paracakton Veliu dhe shoqëria, edhe po të rrihet punë e madhe. Edhe nëse është 15 vjeç, punë e madhe.

Ai fëmijë që sot, në adoleshencë përjeton një përplasje mes të ëmës që kërkon drejtësi për dhunën e ushtruar dhe shtetit që i është vënë kundër. Nuk ka më përballë vetëm policët që e qëlluan në gjaknxehtësi e sipër, për sharjet dhe ofendimet. 

Para tij, sot ishte vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë. A është kjo dhunë?  A ka një alibi për alibinë që përdori sot Veliu? Kureshtarë për ta dëgjuar, raportuar e shpërndarë.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

opinione opinione ardi veliu ardi veliu per te miturin e dhunuar ziada cobo ardi veliu ardi veliu per te miturin e dhunuar ziada cobo

Sondazh

Poll

Insights 28 Maj 2020, 12:02

Ky ishte Teatri, i cili mund të ishte restauruar

Mora kurajën të shkruaj për ish-Teatrin Kombëtar, pasi ishte një ndërtesë të cilës një vit më parë ia kam studiuar projektet e vjetra ndërsa po kërkoja temën e ...

Insights 27 Maj 2020, 14:07

Ujqit e vërtetë të Izraelit

IZRAEL– Të dielën kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu doli para gjyqit. Ai akuzohet për korrupsion dhe poshtërsi të tjera. Netanjahu u përpoq ta prezanto...

Insights 21 Maj 2020, 05:08

Arsyeja e pathënë për izolimet

Pandemia e COVID-19 është kriza e parë e madhe globale në historinë njerëzore që trajtohet si një problem matematikor, me qeveritë që konsiderojnë politikën si ...