Insights

VIDEO-FACTCHECK/ Blofi i Ardi Veliut, pamjet e të ëmës së djalit të dhunuar me armë në dorë janë xhirime nga filmi (E

29 Maj 2020, 13:32 Nga DOSJA

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka folur sot për dhunën e 4 efektivëve kundër një 15-vjeçari, ngjarje e cila ka ndodhur pak javë më parë. Në Komisionin e Sigurisë, Veliut i është kërkuar nga deputetët që të jepte llogari, por ai preferoi të publikonte një video.

Në materialin filmik shfaqej nëna e 15-vjeçarit të dhunuar, Ziada Çodo, e cila shfaqej me armë në dorë. Veliu këtë video e shiti si një ngjarje të vërtetë, dhe tha se kjo ishte edukata që i ka dhënë Ziada Çobo djalit të saj.

Shikoni nga çfarë familjë vjen ky fëmijë. Ma treguan këtë video për të treguar se sa i edukuar është ky fëmijë. Nuk dua të justifikohem më. Jo se dua të mbroj Policinë. Por të jemi realist”, u shpreh Veliu.

 

 

???e ka nda mendien???

A post shared by Zaida Cobo (@zaidacobo_official) on

Dosja.al pas deklaratës së drejtorit të Policisë bëri disa kërkime të thjeshta, zbuloi se video e shfaqur nga ai nuk ishte asgjë më shumë se një pjesë filmi.

Çobo ka qenë aktore në filmin “Dashuria s’mjafon”, që është shfaqur një vit më parë në kinematë shqiptare.

Siç shihet dhe nga fotot, Çobo në instagramin e saj ka promovuar këtë film dhe shihet me pistoletë (që nuk është e vërtetë) në dorë dhe pozon para kamerës. Por këto detaje i kanë shpëtuar numrit një të uniformave blu, i cili tentoi ta shiste pjesën e filmit si një ngjarje kriminale dhe i bëri gjyqin Ziada Çobos.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

factcheck factcheck ardi veliu ardi veliu per te miturin e dhunuar dashuria smjafotn ziada cobo ardi veliu ardi veliu per te miturin e dhunuar dashuria smjafotn ziada cobo

Sondazh

Poll

Insights 28 Maj 2020, 12:02

Ky ishte Teatri, i cili mund të ishte restauruar

Mora kurajën të shkruaj për ish-Teatrin Kombëtar, pasi ishte një ndërtesë të cilës një vit më parë ia kam studiuar projektet e vjetra ndërsa po kërkoja temën e ...

Insights 27 Maj 2020, 14:07

Ujqit e vërtetë të Izraelit

IZRAEL– Të dielën kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu doli para gjyqit. Ai akuzohet për korrupsion dhe poshtërsi të tjera. Netanjahu u përpoq ta prezanto...

Insights 21 Maj 2020, 05:08

Arsyeja e pathënë për izolimet

Pandemia e COVID-19 është kriza e parë e madhe globale në historinë njerëzore që trajtohet si një problem matematikor, me qeveritë që konsiderojnë politikën si ...