Insights

Druri ka dalë nga Xheneti…Kush të Rreh të Do!

30 Maj 2020, 10:06 Nga DOSJA
Druri ka dalë nga Xheneti…Kush të Rreh të Do!

“Druri ka dalë nga xheneti” – thonë disa, duke hymnizuar dhunën. Si fëmijë, kur haja ndonjë pesçe turinjve nga mësuesi dhe i ankohesha prindërve, (ngaqë ata nuk kishin zemër të më  rrihnin) e bën ngaqë të do më thoshin. Për të mirën tënde, që të bëhësh djalë i mbarë. Edhe Krministri ynë shumë i dashur është si mësuesi, si babai, ndaj përdorë policët e Lleshit  dhe Veliut për të marë zvarrë artistët nga teatri, apo ata që thyejnë liridaljen…nga dashuria. Bile, nëse nuk do kishin ndërhyrë policët e Lleshit në 17 Maj, teatri do rrezohej vetë, duke i zënë brenda artistët. Nuk e besoni? Mor po prandaj u mblodh me shpejtësi kozmike Këshilli Bashkiak, se e dinte këtë dhe shyqyr zotit, shpëtuam jetë. E patë dhe Kryepolicin  Veliu në Parlament? Sa bukur ju shpjegoi deputetëve, pse policia e arrestoi atë 15- vjeçarin me dhunë e shpulla?! Ngaqë kishte informacion, se ishin familje e armatosur. Po po, vetë nëna e djaloshit mban pistoletë tip glock, pa leje. Me këtë informacion e forcë zbuluese që ka policia jonë e nderuar, prit ndonjë ditë kur të nxjerrë urdhër arresti për Kastriot Çaushin se mban pistoletë pa leje dhe do t’i bëjë atentat Ambasadorit Soreca. E  ka shtyrë Luli për raportet fallco që dërgon në BE, ku mbur qeverinë. Madje për Brad Pitt, do dalë urdhër arresti ndrëkombëtar, se ai jo pistoletë, po mban një tank pa leje. O Tempora! O Mores!  Ti Halim që s’di këndim je ministër për arsim! Kryexhandari Veliu, vajti në Kuvend i mikluar nga suksesi I operacionit “Rruspa” mbi teatër dhe priste ndonjë dokoratë nga  komisioni I ligjeve. Se Parlament e Qeveri janë një e të pandarë.  Nuk di pse Veliu më  kujtoi ajdutantin e Zogut Osman Gazepin, që kur Mbreti Zog nuk e dekoroi si disa të tjerë vajti të nesërmen me spaletat e majorit dhe i tha Zogut: “më shkojnë spaletat që më dhe dje” ? T’I gëzosh I tha Zogu.

Dhuna Rilindase ka dalë nga Xheneti…

Para disa ditësh K/ministri na paraqiti një video “spanjolle” ku policia shalonte në dru popullin se kishin thyer liridaljen. Pavarësisht se kjo video qe xhiruar në Algjeri mesazhi që i qartë: “mos dilni pa lejen time se do hani dru si gomari në duhan”. Vete i ziu gomar në duhan i joshur nga lulja, po nuk ha gjë se duhani nuk është ushqim për të, po drurin e ha, se mund të rrëzoj fletat. Të prangosësh e dhunosh një 15-vjeçar se ka thyer 15 minuta liridaljen, kjo vetëm në Shqipëri ndodh. Pastaj të dhunosh me video filmash nënën e tij, kjo ndodh edhe në Kubën e Kastros.

Dhuna Parlamentare!

Edhe pse u prish teatri dhe u mbyllën spektaklet e kinemtë, ne shqiptarët kemi Show pa lek. Madje të shkrihesh gazit…quhet Parlament Komedy. Njëri merr orentime nga amerikanet ngaqë mban orë atlantik. Tjetra sapo ka mbaruar dizertacionin shkencor vetëm se shqiptoi si duhet fjalën “Kërrpëërataa”. Po po, se ne të gjithë e dinim korporata. Shyqyr që e mësuam. E zbuloi Majlinda. Dhe kjo komedi e zezë që paguhet me taksat tona, ka një çmim të hidhur! Opozita e re, si repart shtocë i rilindjes që voton pro çdo dhunimi që i bëhet Kushtetutës e Kodit Penal, siç qe dhe ligji i karantinës. Çthotë partia bën qeveria…çdo qeveria voton Parlameti. Ka unitet.

“Dhuna eshtë monopol i shtetit”- tha general Lleshi, duke pasur parasysh jo shtetin, po pushtetin. Në fakt, dhuna është monopol vetëm i ligjit. Po shyqyr që kemi Veliun e Lleshin, se do qe bërë lesh arapi ky vënd! Kush të tha që s’je I zoti, Lule Osman Veli – Qoti. (Populli)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

opinione opinione ilir gjini ilir gjini

Sondazh

Poll

Insights 28 Maj 2020, 12:02

Ky ishte Teatri, i cili mund të ishte restauruar

Mora kurajën të shkruaj për ish-Teatrin Kombëtar, pasi ishte një ndërtesë të cilës një vit më parë ia kam studiuar projektet e vjetra ndërsa po kërkoja temën e ...

Insights 27 Maj 2020, 14:07

Ujqit e vërtetë të Izraelit

IZRAEL– Të dielën kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu doli para gjyqit. Ai akuzohet për korrupsion dhe poshtërsi të tjera. Netanjahu u përpoq ta prezanto...