Politike

Dhuna tek Teatri, ‘Zgjedhorja’ dhe përdhunimi i të miturës në Kuvend/ Rama: Depolitizimi, i pamundur! Vajza u ridhunua p

4 Qershor 2020, 06:23 Nga DOSJA
Dhuna tek Teatri, ‘Zgjedhorja’ dhe përdhunimi i të

TIRANË- Seanca e sotme plenare është kthyer sot në arenë debati, ku maxhoranca e opozita janë përplasur për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe dhunën në protestë, Reformën Zgjedhore dhe rastin e abuzimit të 15-vjeçares në Babrru.

Deputetët këtë herë kishin harruar dhe masat kundër COVID-19 dhe askush nuk mbajti as maska dhe as doreza, por fokusi ishte tek debati e sherret. Të parët që u përplasën ishin deputetja Fationa Dhimitri me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, ku debatuan për dhunën policore në protestën pas shembjes së TK. Dhimtri në emër të 8 deputetëve të opozitës u shpreh se në protestë ka pasur dhunë, por ministri e ka mohuar këtë gjë.

Para këtij debati deputeti Kostaq Papa dha lajmin se ishte larguar nga Grupi Demokrat dhe hodhi akuza kundër kolegëve të tij duke i quajtur si fasadë. Më tej kreu i Autoritetit të Konkurrencës, Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil dhe Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit lexuan raportin për vitin 2019.

Por Kuvendi në rend dite kishte dhe disa projektligje të tjera, por deputetët u fokusuan tek Reforma Zgjedhore dhe  përdhunimi i të miturës nga roja e shkollës. Ata kanë kërkuar llogari dhe një përgjigje e morën nga Ministrja e Arsimit Besa Shahini, e cila tha se për rastin po bëhet një hetim dhe çështja nuk do mbyllet me kaq.

Por një përgjigje e dha Kryeministri Edi Rama, i cili për më shumë se 30 minuta hodhi akuza dhe sulmoi të gjithë, duke bërë fajtor shoqërinë dhe jo shtetin për përdhunimin e një të miture nga roja i shkollës. Por kreu i qeverisë foli dhe për Reformën Zgjedhore duke thënë se drafti është gati dhe opozitës i kanë dhënë të gjitha ato që ka kërkuar.

Në fund është miratuar dhe ligji për Eurobondin, i cili i hapë rrugë qeverisë për të marrë një borxh të ri. Ligji ka pësuar ndryshime nga drafti i parë, duke marrë parasysh dhe sugjerimet e Presidentit.  

(A.B. F.G. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama kujtim gjuzi seance plenare 4 qershor 2020 edi rama kujtim gjuzi seance plenare 4 qershor 2020

Sondazh

Poll