Politike

Ambasadorja amerikane ia lë ‘topin’ Bashës për “Zgjedhoren”: Kemi një marrëveshje, e ardhmja në duart e tij

3 Qershor 2020, 19:54 Nga DOSJA
Ambasadorja amerikane ia lë ‘topin’ Bashës për

TIRANË– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim në një konferencë për mediat nga Rezidenca e SHBA-ve, ka bërë me dije se takimi i sotëm për Reformën Zgjedhore ka prodhuar një marrëveshje.

Në fjalën e saj, Kim ia ka pasuar ‘topin’ kryedemokratit Lulzim Basha për të dhënë “po” me gjithë çfarë është rënë dakord në tyrezë. Sipas ambasadorës, marrëveshja është dakordësuar nga të gjithë anëtarët e Këshillit Politik por pritet që një ‘ok’ edhe nga Basha.

Ne e bëmë të qartë se partia në pushtet ka privilegjet e tyre dhe duhet të jepnin më shumë. Kështu që e përgëzoj partinë në pushtet për atë që dhanë këtë mbrëmje. Ne kemi atë që mund të jetë një marrëveshje shumë e mirë. Është një marrëveshje e cila do ta vendosë Shqipërinë në mënyrë të patundur drejt integrimit në BE .Përmban masa që janë trajtuar nga ODHIR. Përmban gjithashtu disa hapa doemthënëse që nuk janë rekomanduar nga ODHIR por që do të shiheshin si një mundësi e mirë. Ka ardhur koha për opozitën, për mikun tim Luli Basha, që të balancojë të gjithë faktorët dhe të thonë “po” për popullin shqiptar. Topi është në fushën e tij, e ardhmja në duart e tij,”-tha Kim. 

Ndërkohë që kryedemokrati Lulzim Basha aktualisht ndodhet në selinë blu bashkë me aleatën e tij, kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin dhe me dy përfaqësuesit e opozitës në tryezë, Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin. Këta dy të fundit nuk u kthyen në rezidencën amerikanë edhe pas pushimit 90 minutësh, ndryshe nga ç’bënë kolegët e tyre, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha reforma zgjedhore tryeza per reformen zgjedhore yuri kim lulzim basha reforma zgjedhore tryeza per reformen zgjedhore yuri kim

Sondazh

Poll