Politike

Yuri Kim i la ‘topin’ Bashës për të ardhmen e vendit në BE, kryedemokrati del i buzëqeshur nga selia: Është bërë pr

3 Qershor 2020, 20:10 Nga DOSJA
Yuri Kim i la ‘topin’ Bashës për të ardhmen e vendit

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha në një deklaratë që ka zgjatur jo më shumë se 10 sekonda, ka dhënë ‘ok’ e tij për marrëveshjen e arritur për Reformën Zgjedhore.

Kreu i PD-së në fjalën e tij për gazetarët e mbledhur në selinë blu bëri me dije se ka dakordësi mes palëve për administratën zgjedhore, por se ka ende një çështje të pazgjidhur. 

Gjithashtu Basha siguroi shqiptarët se opozita e bashkuar jashtëparlamentare do të bëjë gjithçka për zgjedhje të lira dhe të ndershme. 

Është bërë progres drejt dakordësisë për administratën zgjedhore, ka mbetur një çështje pa zgjidhur. Dua ti siguroj shqiptarët se opozita e bashkuar do të bëjë gjithçka për zgjedhje të lira dhe të ndershme,”-tha Basha.

Pas muajsh negociata dhe dialog mes palëve, sot është arritur një marrëveshje për Reformën Zgjedhore. Bashkëkryetarët e Këshillit Politik, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari kanë dhënë ‘ok’ e tyre për të gjithë ‘paketën’, ndërkohë opozita ka rënë dakord por kërkon ende takime për një pikë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha refoma zgjedhore tryeza per reformen zgjedhore lulzim basha refoma zgjedhore tryeza per reformen zgjedhore

Sondazh

Poll