Bota

Metoda e re e kurës! Mjekët spanjollë dërgojnë pacientët në plazh, kërkojnë shërimin e tyre afër bregdetit

3 Qershor 2020, 17:53 Nga DOSJA
Metoda e re e kurës! Mjekët spanjollë dërgojnë

SPANJË-Pacientët e infektuar me kornavirus në Spanjë kanë dalë në bregdet duke kërkuar shërim për sëmundjen vdekjeprurëse.

Ekipet mjekësore në Spitalin del Mar në Barcelonë janë fotografuar duke lëvizur pacientë drejt plazhit, si pjesë e një programi për të qetësuar sadopak të infektuarit.

Në total, Spanja ka konfirmuar 239.932 infeksione dhe 27,127 vdekje, ndërkohë qeveria ka filluar ngadalë të lehtësojë masat kufizuese për parandalimin e koronavirusit pasi Spanja dy ditët e fundit nuk ka shënuar asnjë viktimë si pasojë e koronavirusit.

Ndërsa Kryeministri Pedro Sanchez i kërkoi parlamentit një zgjatje të mëtejshme të gjendjes së jashtëzakonshme deri në 21 qershor,  por partitë e opozitës kanë kritikuar vendimin e tij.

Burimi:BBC

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne spanje koronavirusi ne spanje

Sondazh

Poll