Bota

Protestat në SHBA/ Pronarët e bizneseve marrin masa paraprake, mbulojnë me dërrasë dhe boshatisin dyqanet e tyre

3 Qershor 2020, 19:53 Nga DOSJA
Protestat në SHBA/ Pronarët e bizneseve marrin masa paraprake,

SHBA– Protestat në SHBA që po zhvillohen që prej 7 ditësh kundër vrasjes së afro-amerikanit nga një oficer policie i cili i vuri gjurin në fyt kanë qenë të dhunshme ku protestuesit kanë shkatërruar gjithçka që u ka dalë përpara. Po ashtu ka pasur edhe plaçkitje të dyqaneve dhe bizneseve të vogla ku shumë prej tyre tashmë kanë ngelur të shkatërruara për shkak të protestave.

Sipas mediave të huaja protestat priten që të vazhdojnë edhe  pse është vendosur që nga sot e tutje ato do të jenë paqësore. Mirëpo kjo gjë nuk u ka dhënë siguri pronarëve të bizneseve që kanë firma të mëdha.

Mësohet se së fundmi ‘Target’ një nga firmat më të njohura në të gjithë botën ka vendosur që objektin e biznesit të tij ta vesh me dërrasë për ta mbrojtur nga sulmet e protëstuesve si dhe e ka boshatisur atë.

Po të njëjtën gjë kanë bërë edhe firmat e njohura, Adidas, Nike dhe shumë biznese të tjera të cilat e brenda një kohe shume të shkurtër kanë nxjerrë të gjithë mallin jashtë dyqanit.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota protesta per vrasjen e george floyd shba protesta per vrasjen e george floyd shba

Sondazh

Poll