Vaksina kundër koronavirusit/ Italia në vjeshtë nis testimin e ‘Covid-eVax’ tek njerëzit
3 Qershor 2020, 14:48Nga DOSJA
ITALI-Vaksina e koronavirusit është një nga çëshjet më të diskutueshme gjatë kësaj kohe duke qenë se gjetja e saj do t’i jap fund pandemisë së koronavirusit që ka mbërthyer të gjithë botën. Ndërkohë një nga disa kompanitë që po bën përpjekje për gjetjen e saj janë edhe kompanitë bioteknologjike Takis dhe Rottapharm Biotechtë cilët po punojnë për vaksinën, të quajtur ‘Covid-eVax’. Ata kanë deklaruar se kanë shpresë që vjeshtën e këtij viti të kryejnë testet e para tek njerëzit.
Vaksina italiane Covid-eVax bazohet në injektimin e një fragmenti të materialit gjenetik të virusit në muskul, ku promovon sintezën e një pjese të proteinës Spike, pra proteinën që koronavirusi përdor për të sulmuar qelizat, në këtë mënyrë reagimi imunitar stimulohet si me prodhimin e antitrupave ashtu edhe në nivel qelizor, duke aktivizuar qelizat e sistemit imunitar.
Efikasiteti i procesit rritet me teknikën e elektroporeve, e cila favorizon kalimin e materialit gjenetik në qeliza në mënyrë të thjeshtë, të shpejtë dhe pa efekte anësore falë stimujve të butë dhe të shkurtër elektrikë.
Ndërkohë, fillon në Brazil dhe Britani faza e dytë dhe e tretë e eksperimentimit të vaksinës për të cilën Universiteti i Oksfordit po punon në bashkëpunim me kompaninë Advent Irbm. 5000 vullnetarë të shëndetshëm në Britaninë e Madhe janë përzgjedhur tashmë, po aq do të përshihen në testet që do të kryhen në Brazil. Faza e tretë do të përsëritet në Brazil pasi qarkullimi aktual më i ulët i virusit në Evropë e bën më kompleks monitorimin e efektivitetit të vaksinës nga shkencëtarët.
SHBA– Prej më shumë se një jave në SHBA janë mbajtur protesta të dhunshme, pas vrasjes së 46-vjeçarit me ngjyrë, George Floyd nga polici amerikan.Por mes...
SHBA– Vajza e Presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka Trump është një personazhet më të përfolur në mediat e huaja. Kjo për shkak se ajo tashmë është një figu...
TIRANË– Blerina Bajko, vajza e Agmin Bajko dhe partneri i saj, moderatori Ardit Roshi i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.Revista Story shkruan se dyshja jan...
FRANCË- Me rastin e 100 vjetorit të ndarjes nga jeta të “njeriut të shekullit të XVIII”, gazeta “Le Rappel” ka botuar, të shtunën e 1 qershorit 1878, në ba...
DashiDuhet të tregoni shumë kujdes lidhur me problemet që do të shfaqen gjatë kësaj dite. Jeni në pritje të një telefonate, por ndoshta mund t’iu duhet të prisn...
TIRANE– E ftuar ditën e sotme në “Ftesë në 5” ishte moderatorja sportive Lei Kraja e cila ka folur për ndërhyrjet estetike, temë kjo që prek të gjitha vajzat e ...
AMERIKE-Kylie Jenner bëri të sajën vilen me vlerën 36 milion dollarësh muaj para se të akuzohej nga revista Forbes se ka mashtuar për statusin e saj si miliarde...
KOSOVE– Ditën e sotme këngëtarja e njohur, Ryva Kajtazi është bërë nënë për herë të dytë. Lajmin e gëzueshëm e ka ndarë vetë këngëtarja, përmes me një foto të p...
TIRANË– Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka folur pas takimit prej 9 orësh me diplomatët e huaj dhe anëtarët e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore...