Politike

Basha uron qeverinë e Hotit: Suksesi i Kosovës është në interes të të gjithë shqiptarëve

3 Qershor 2020, 17:09 Nga DOSJA
Basha uron qeverinë e Hotit: Suksesi i Kosovës është në

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka uruar punë të mbarë qeverisë së re të Kosovës dhe kryeministrit, Avdullah Hoti. Në një postim në Tëitter, Basha është shprehur, se PD do të jetë gjithmonë në krah të Kosovës dhe qytetarëve të saj. Sipas kryedemokratit, suksesi i Kosovës, është sukses i interest kombëtar të të gjithë

Konsolidimi i shtetit, integrimi euroatlantik, mbrojtja e integritetit dhe sovranitetit të Kosovës, janë sfidat, përballimi me sukses i të cilave janë në interes jo vetëm të Kosovës e popullit të saj, por jetike për paqen dhe proceset integruese të krejt rajonit tonë. I uroj punë të mbarë qeverisë së re të Kosovës dhe kryeministrit Hoti në plotësimin me sukses të objektivave strategjikë të Kosovës dhe shërbimin ndaj interesit më të mirë të qytetarëve të saj. Partia Demokratike e Shqipërisë sot në opozitë dhe nesër në qeverisjen e vendit do të jetë përherë në krah të Kosovës, në krah të qytetarëve të saj, me bindjen e palëkundur se suksesi i Kosovës është sukses i interesit kombëtar të gjithë shqiptarëve”, shkruan Basha në Twitter.

Kosova nga sot do të ketë qeveri të re. Abdullah Hoti ka marrë votëbesimin e Kuvendit, pasi arriti të siguronte 61 pro dhe ka formuar kabinetin e tij qeveritar. Seanca për zgjedhjen e Hotit u zhvillua sot dhe kryeministri i ri ka treguar prioritetet e punës që ishin rimëkëmbja e ekonomisë dhe dialogu me Serbinë. Vetëvendosje ka thënë se kjo zgjedhje është jolegjitime dhe ka bojkotuar seancën.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha qeveria hoti lulzim basha qeveria hoti

Sondazh

Poll