Politike

Projekti për HEC-in e Skavicës, Berisha ‘nxjerr zbuluar’ Ramën: Është i vitit 2010, e paraqiti sot si diçka të tijën

3 Qershor 2020, 15:13 Nga DOSJA
Projekti për HEC-in e Skavicës, Berisha ‘nxjerr zbuluar’

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar projektin e prezantuar nga pasardhësi i tij, Edi Rama lidhur me ndërtimin e HEC-it mbi Skavicë. Me anë të një statusi në rrjetet e saj sociale, Berisha shkruan se vendimi për projektin është marrë në shkurt të viti 2010 dhe është pasqyruar në kronikat e kohës.

Më tej, Berisha shkruan se punimet për ndërtimin e projektit do të fillonin në vitin 2013 por u shtynë për shkak të zgjedhjeve parlamentare, të cilat u fituan nga Rama.

“Mashtrues Ordiner! Skavica ndërtim nga shteti” Një vendim i shkurtit 2010! Edvin Kristaq Mashtrimi paraqiti sot vendimin për ndërtimin e Skavices si diçka të tijën! Ky është vetëm mashtrimi i radhës! Cilitdo që i interson e vërteta ky është një vendim i shkurtit të vitit 2010! Ju ftoj të hidhni një sy dy linkeve të kohës që informojnë shqiptarët por edhe komunitetin ndërkombëtar për këtë vendim. Bazuar në këtë vendim filloi dhe projektimi i HEC me nga një kompani ndërkombëtare. Punimet do fillonin në vitin 2013 por u shtynë pas zgjedhjeve. Edvin Kristaq Mashtrimi sapo erdhi në pushtet sulmoi idenë dhe njoftoi se do ta ndërtonte me kompani private turke. Pas dështimit paraqet si ide të tijën një vendim të vitit 2010! Ai në çdo fjalë nxjerr një gënjeshtër,”-shkruan Berisha.

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Infrastrukturës, Belinda Ballikun, kanë dhënë lajmin se shumë shpejt do të nisë puna për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës. Rama u shpreh se pas 40 vitesh në sirtar kjo vepër do të nisë të ndërtohet dhe do e bëj Shqipërinë të ketë një rol kyç në rajon për sektorin e energjitikës.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama heci i skavicës sali berisha edi edi rama heci i skavicës sali berisha edi

Sondazh

Poll