Politike

Ndërpritet mbledhja e Këshillit Politik me ambasadorët në rezidencë, pushim deri në orën 20:30

3 Qershor 2020, 16:54 Nga DOSJA
Ndërpritet mbledhja e Këshillit Politik me ambasadorët në

TIRANË– Mbledhja e Këshillit Politik që po zhvillohet në rezidencën amerikane ku të pranishëm janë edhe ambasadorët është ndërprerë sërish. Dosja.al mëson se se palët  janë tërhequr për një pushim prej një orë e gjysmë dhe mbledhjen do ta rinisin në orën 20:30.

Mbledhja u ndërpre edhe gjatë paradites së sotme, kohë gjatë të cilës, përfaqësuesit e opozitës, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili përfituan për të shkuar në selinë e Partisë Demokratike. Bylykbashi dhe Vasili zhvilluan një takim me kryetarin Lulzim Basha, të cilin e informuan lidhur me ecurinë e mbledhjes së KP gjatë ditës së sotme.

Më pas, Këshilli u mblodh sërish për të nisur diskutimin, ndërsa ndërkombëtarët kanë vënë ditën e sotme si afat të fundit për të përmbyllur reformën Zgjedhore me dakordësi.

Pas gati 9 orë negociatash dje me ndërkombëtarët, SHBA, BE dhe Britani e Madhe, ambasadorët u shprehën optimistë dhe lanë si afat të fundit ditën e sotme për miratimin e Zgjedhores. Palët janë ndarë tek çështja e Administratës Zgjedhore, ku PD kërkon departizim të administratës dhe PS, kërkon depolizitim.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike mbledhja e keshillit politik oerd bylykbashi petrit vasili mbledhja e keshillit politik oerd bylykbashi petrit vasili

Sondazh

Poll