Politike

Sezoni i verës, Rama jep LAJMIN: Hapen plazhet! Ja hapat që duhen për marrjen në përdorim të hapësirës publike

3 Qershor 2020, 15:01 Nga DOSJA
Sezoni i verës, Rama jep LAJMIN: Hapen plazhet! Ja hapat që duhen

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka njoftuar hapjen e plazheve në një kohë kur e gjithë bota po përballet me pandeminë e koronavirusit. Me anë të një statusi në rrjetin e tij social, Rama ka bërë publikë edhe hapat që duhen ndërmarrë për të gjitha shërbimet që do t’u ofrohen pushuesëve vendas dhe të huaj.

Kreu i qeverisë shkruan se të gjithë subjektet e interesuara mund të marrin në përdorim një hapësirë të caktuar plazhi, por bashmë me përgjegjësinë për të ofruar të gjithë kushtet.

Subjektet akomoduese apo shërbimi duhet të aplikojnë në e-Albania për marrjen në përdorim të hapësirës së plazhit përgjatë gjithë sezonit 2020, duke marrë përgjegjësi për zbatimin e rregullave dhe mosshmangur asnjë detyrim ndaj qytetarëve, bashkisë, shtetit. Aplikimi është i thjeshtë dhe mund të bëhet edhe nga telefoni. Një sistem i ri këtë vit, që siguron transparencë, shmang zvarritjet po edhe allishverishet e të shkuarës dhe garanton paprekshmërinë e plazheve publike,”-shkruan Rama në postimin e tij. 

Për shkak të pandemisë së koronavirusi, hapja e sezonit turistik ishte në dyshim. Por me uljen e rasteve të infektuara, vendet kanë vendosur që të hapin kufijtë në mënyrë që industria e turizmit të ‘rimëkëmbë’ ekonomitë e dëmtuara nga pandemia.

Përveç Shqipërisë, kufijtë për turistët e huaj i kanë hapur edhe vendet e tjera të Ballkanit, por këtë vit plazhi do të zhvillohet nën masa të reja sigurie, një ndër to edhe hapësira e çadrave larg njëra-tjetrës për të shmangur afërsinë. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama plazhet turizmi pas koronavirusit edi rama plazhet turizmi pas koronavirusit

Sondazh

Poll