Aktualitet

Mbetjet dhe inertet derdhen në rrugë, makinat e Bashkisë së Durrësit nuk i depozitojnë në Porto Romano apo Sharrë, plehr

3 Qershor 2020, 15:16 Nga DOSJA
Mbetjet dhe inertet derdhen në rrugë, makinat e Bashkisë së

DURRËS– Bashkia e Durrësit vijon të depozitojë mbeturinat dhe inertet në rrugë. Pamjet e siguruar nga Dosja.al tregojnë se si mbetjet dhe inertet depozitohen në të dyja anët në rrugë, pranë autostradës.

Në pamje shihen se si makina të Bashkisë Durrës marrin inertet dhe mbetjet i hedhin jo shumë larg rrugës së Porto Romanos, vendi ku duhet të depozitohen mbetjet por edhe në rrugë.

Kjo zonë është shumë pranë Universtitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, dhe Bashkia e Durrësit nuk ka bërë asnjë lloj reagimi në lidhje me krimin mjedisor që po pushton qytetin bregdetar. Aktualisht në krye të kësaj Bashkie është Emiriana Sako, e cila duhet të reagojë dhe të bëjë që ligjet e vendosura për ata që grumbullojnë dhe depozitojnë mbeturina në një zonë që nuk është e instaluar për këtë gjë, dhe që përgjegjësit të gjobiten sipas ligjit.

Siç thotë edhe neni 21, pika 12 e ligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” i përcakton kryetarët e njësive të qeverisjes vendore janë përgjegjës për menaxhimin dhe administrimin e mbetjeve që krijohen brenda territorit të tyre administrativ, në përputhje me kërkesat e këtij ligji. Në rast të shkeljeve, të mos zbatimit të rregullave ligjore për mos hedhjen në vendet përcaktuara me ligj dhe me vendim të mbetjeve ndëshkohet me gjobë, që varion nga 500 000 lekë deri në 1 500 000 lekë.

Vetë kryeministri Edi Rama ishte para dy ditësh në Shijak ku ndoqi heqjene inerteve nga vendet ku janë shembur godinat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit me anë të mjeteve të ushtrisë. Rama shtoi se kjo punë tashmë do të bëhet nga Forcat e Armatosura, por siç duket mbterinat vijojnë të depozitohen në rrugë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet durres emiriana sako mbetjen derdhen ne rruge durres emiriana sako mbetjen derdhen ne rruge

Sondazh

Poll