Aktualitet

Trafiku i arabëve/ Pezullohet e arrestohet drejtoresha Toska, bashkë me të edhe ‘kokat’ e tjera të Policisë Kufitare, S

3 Qershor 2020, 14:08 Nga DOSJA
Trafiku i arabëve/ Pezullohet e arrestohet drejtoresha Toska, bashkë

TIRANË– Enkeleda Toska me detyrë Drejtore e Drejtorisë Rajonale të Kufirit e Migracionit, Tiranë është vënë në pranga një ditë pas publikimit të emisionit Top Story, që tregoi implikimin e zyrtarëve të lartë të policisë në trafikun e arabëve në Shqipëri.

Burime për Dosja.al treguan se bashkë me Toskën është bërë arrestimi i të gjithë zinxhirit drejtues së Drejtorisë së Migracionit. Bashkë me Toskën u vunë në pranga edhe tre të tjerë: Altin Hasani, Shefi i sektorit, Besnik Zela; Shefi i sektorit dhe Albana Metko, Shefe e Seksionit.

Dosja.al mësoi fillimisht se paraditen e sotme, Toska u pezullua nga detyra bashkë me katër bashkëpunëtorët e saj. Përveç Hasanit, Zelës, Metkos dhe Toskës, nga puna u pezullua edhe Adelina Lita me detyrë specialiste.

Me anë të një njoftimi zyrtar SHÇBA-ja bëri me dije se është bërë i mundur arrestimi i Toskës bashkë me tre të tjerët. Në njoftim SHÇBA-ja sqaron se të arrestuarit, akuzohen se në bashkëpunim me shtetas të ndryshëm, që përfaqësojnë firma e kompani në fushën e turizmit, kanë keqpërdorur atributet dhe kompetencat ligjore që u jep funksioni organik, duke shkelur detyrimet ligjore për pajisjen e shtetasve të huaj me leje qëndrimi. Ata kanë favorizuar apo ndihmuar në realizimin e trafikut ndërkombëtar të qenieve njerëzore, nëpërmjet Shqipërisë dhe se për këtë gjë SHÇBA-ja e ka të dokumentuar këtë gjë, që është bërë kundrejt shpërblimeve financiare të konsiderueshme. 

Një ditë më parë emisionit Top Story, publikoi investigimin në lidhje me trafikun e paligjshëm të shtetasve arabë në Shqipëri. Sipas emisionit është zbuluar një rrjet të madh të trafikimit të arabë në Shqipëri, që më pas të vijojnë rrugën drejt vendeve të ndryshme në Evropës. Shumë trafikantë nuk vepronin vetëm dhe ata ishin lidhur me zyrtarë të lartë në Policinë Kufitare duke lehtësuar punën e ture të jashtëligjshme.

(A.B;F.M/ Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adelina lita albana metko altin hasani besnik zela enekeleda toska pezullohet dhe ndalohet zinxhiri drejtues i emigracionit trafiku i arabëve adelina lita albana metko altin hasani besnik zela enekeleda toska pezullohet dhe ndalohet zinxhiri drejtues i emigracionit trafiku i arabëve

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Qershor 2020, 12:11

MAT– Gërryerja e lumenjeve vazhdon çdo ditë dhe më shumë, ndërsa institucionet heshtin përballë këtij fenomeni abuziv me masakrën që po i bëhet lumit të ...