Aktualitet

Përdhunimi i 15-vjeçares nga roja, shkarkohet drejtori i shkollës, mësohet emri i zëvendësueses

3 Qershor 2020, 14:15 Nga DOSJA
Përdhunimi i 15-vjeçares nga roja, shkarkohet drejtori i

TIRANË –Drejtori i shkollës “Azem Hajdari” në Babrru, ku studionte 15-vjeçarja e abuzuar është përjashtuar nga detyra. Mësohet se Besnik Daci do të zëvendësohet nga Mimoza Dosti. Daci deklaroi ditën e djeshme në media, se nuk ka marrë më parë ankesa për rojen, ndërsa shtoi se ai punonte pa kontratë.

Një ngjarje e rëndë u zbulua pak ditë më parë në zonën e Babrrusë në Tiranë, ku ish-roja i shkollës “Azem Hajdari”, kishte abuzuar seksualisht në mënyrë të përsëritur me një 15-vjeçari. Abaz Doku kishte filmuar të gjithë aktin dhe më pas ua kishte shpërndarë edhe tre të rinjve, të cilët abuzuan me 15-vjeçaren gjithashtu duke e shantazhuar. Roja 65-vjeçar mburrej me videon duke ua treguar njerëzve në lagje, ndërsa shkruante në mure mesazhe kërcënuese për të miturën. Historia e rëndë ka nisur qëkur vajza ishte në klasë të tetë. Ditën e djeshme gjykata ka lënë në burg 65-vjeçarin dhe tre të tjerët, dy prej të cilëve ishin të mitur.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet abuzimi seksual shantazhi me video intime abuzimi seksual shantazhi me video intime

Sondazh

Poll