Aktualitet

Kërkoi lirimin nga burgu, gjykata rrëzon kërkesën për revokimin e masës së sigurisë për Izet Haxhinë

3 Qershor 2020, 13:52 Nga DOSJA
Kërkoi lirimin nga burgu, gjykata rrëzon kërkesën për

TIRANË- Gjykata Penale ka rrëzuar kërkesën për revokimin e masës për Izet Haxhinë. Izet Haxhia kërkoi lirimin nga burgu. Avokati i tij është shprehur, se procesi po vijon të gjykohet politikisht.

Ai ka shtuar, se rrëzimi i kërkesës për revokimin e masës së sigurisë, lidhet me prishjen e vendimit të kompetencës nga Gjykata e Lartë dhe për këtë arsye, afatet do të fillojnë nga e para. Avokati ka thënë më tej, se arsyetimin në fjalë nuk e parashikon ligji dhe për shtetas të tjerë shqiptarë është vepruar ndryshe.

Disa muaj më parë, Apeli i Tiranës, pranoi kërkesën e Haxhisë, për rigjykim. Më pas çështja kaloi në Gjykatën e Posaçme. Ky organ ia la në dorë vendimmarjen Gjykatës së Lartë, për të përcaktuar se në cilën gjykatë duhet të vijojë procesi. Duke qenë se Gjykata e Lartë nuk është krjuar ende, deri në plotësimin e kuorumit të nevojshëm, çështja do të jetë e ngrirë.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata penale izet haxhia gjykata penale izet haxhia

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Qershor 2020, 12:11

MAT– Gërryerja e lumenjeve vazhdon çdo ditë dhe më shumë, ndërsa institucionet heshtin përballë këtij fenomeni abuziv me masakrën që po i bëhet lumit të ...