“Covid-19 na kërkon të ndahemi këtu”, Profesori që u mësoi shqip kinezëve dhe amerikanëve, i ati i Albana Fiços: Bë
3 Qershor 2020, 13:12Nga DOSJA
TIRANË– Një ditë më parë, studiuesi i njohur shqiptar, Agron Fiço ka ndërruar jetënë moshën 89-vjeçare. Ai është një prej dijetarëve që i kushtoi jetën trashëgimisë së Folklorit shqiptar.
Gjithashtu ai ishte bashkëthemelues i katedrës së gjuhës shqipe në Pekin, ndërsa 50 vjet më vonë themeloi edhe katedrën e shqipes në Boston. Prandaj dhe ai njihet si profesori që u mësoi shqip kinezëve dhe amerikanëve.
Ndërkohë vajza e albanologut të njohur, Albana Fiço, doktoresha e ISHP, e cila raporton pothuajse çdo ditë shifrat ditore të Covid-19, i ka dhënë lamtumirën e fundit të atit të saj.
“Të dashur miq e të afërm ! Mua që nuk më mungojnë fjalët, sot më ka rënë barra që të flas për Babanë tim që ishte mjeshtër i fjalës. Për ata që e njohën nga afër dhe për ata që nuk arritën ta njihnin aq mire, do të desha t’u them: Se ishte dhe mbetet një njeri i veçantë që me përpjekje të stërmundimshme nga fillime të dhimbshme, erdhi deri në ditën që lamë pas, me një sërë gjërash për t’u kujtuar. 2. Ishte Babai që na kuptoi pa na gjykuar, që emancipimin tonë e gjeti tek shkollimi dhe dija. Njeriu që më shoqëroi çdo 1 shtator në shkollë. 3. Njeriu që e deshi pafund dhe shkroi intensivisht për gjuhën, folklorin dhe kulturën shqiptare. 4. Botoi libra dhe hapi katedra dhe programe të gjuhës shqipe në të tre kontinentet, duke u bërë si rrallë herë profesor në tre kontinente. 5. Ishte dhe do të mbetet pinjoll i Ficatëve, që e deshi Gjirokastrën së cilës i kushtonte poezi e i këndonte këngë si pak kush. 6. Njeriu që i adhuronte vajzat dhe nipin Martinin në një mënyrë të atillë që pak kund e kam gjetur duke qenë njëherësh sa kërkues, aq dhe i emancipuar. 7. Jam e sigurt, që në këtë ditë qershori plot diell, kemi shumë herë më tepër arësye ta kujtojmë Babin për çfarë la pas në trajtën e punës dhe përpjekjeve të tij personale, faqeve të shumta të shkrimeve për gjuhën dhe kulturën, dashurisë dhe hapësirës shpirtërore që na krijoi ne, fëmijëve të tij. Ndjeshmërisë ndaj edukimit si një dritare e pashoq për të kuptuar botën që na rrethon, adrenalinën për të shkuar përpara dhe besimit tek Ne dhe Lirka e tij e dashur, se sa të humbasim në terrin e dhimbjes së largimit të tij. Prandaj në emër të Lirkës së tij të shtrenjtë, Delës, Martinit dhe timin personal, ju falenderoj me zemër që na u gjendët pranë në këtë kohë ku COVID -19 gjunjëzoi botën, sfidoi dhe ritualet mortore dhe na kërkon që të ndahemi këtu pranë varrit të këtij burri, Babait tim të shtrenjtë, për t’u takuar së shpejti kur të na mundësohet, për të bërë një ceremoni përkujtimore ashtu siç dimë ne ta bëjmë. Deri atëherë, LAMTUMIRË BABAI IM I SHTRENJTË! TË QOFTË I LEHTË DHEU!”-ka shkruar Fiço.
A.C/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Agim Basha, pedagog në Akademinë e Rendit ka analizuar mënyrën se si është sulmuar drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Përmes një statusi n...
Aktualitet 3 Qershor 2020, 12:11
MAT– Gërryerja e lumenjeve vazhdon çdo ditë dhe më shumë, ndërsa institucionet heshtin përballë këtij fenomeni abuziv me masakrën që po i bëhet lumit të ...
TIRANË- Qytetarët e Tiranës kanë nisur një protestë të heshtur, pas zbulimit të lajmit se një 15-vjeçare shantazhohej dhe përdhunohej nga roja i shk...
DURRES- Policia e Shtetit njofton se janë arrestuar dy të rinj, të shpallur në kërkim për tentativën e grabitjes me armë zjarri të një karburanti në lagjen 13. ...
Tiranë- Avokati Altin Goxhaj është gjobitur me 50 milionë lekë për tubim të paligjshëm. Lajmin e ka dhënë vetë avokati nëpërmjet një postimi në Facebook, ku ka ...
TIRANË– Operacioni Forca e Ligjit është rikthyer në Shqipërinë e Mesme dhe u ka dërguar formularin tre të fortëve në Tiranë dhe njërit në Kavajë. Dos...
KAMWZ– Një besimtar, mik i Ronald Kryemadhit që u vu në pranga ditën e sotme pasi kërcënoi efektivët e policisë ka rrëfyer detaje të tjera në lidhje me ngjarjen...
TIRANE- Kanë qenë minuta tmerri ato të paradites së kësaj të mërkure në Kamëz, ku në banesën e Ronald Kryemadhit është luajtur një skenë e padëgjuar. Babai i dy...
Tiranë-Ditën e sotme Forumi Rinor i Partisë Demokrtike ka protestuar para ministrisë së Arsimit, për rastin e përdhunimit të 15-vjeares në Babrru. Protestusit k...