Bota

Brazili nuk gjen qetësi/ Vdesin 1.262 pacientë me Covid-19 në 24 orët e fundit, shkon mbi 31 mijë numri i viktimave

3 Qershor 2020, 10:18 Nga DOSJA
Brazili nuk gjen qetësi/ Vdesin 1.262 pacientë me Covid-19 në 24

BRAZIL-Brazili është një prej vendeve që po përjeton goditjen më të rëndë nga virusi Covid-19, që prej fillimit të shpërthimit të pandemisë.  Ndërkohë në 24 orët e fundit janë rregjistruar të pakën 1.262 viktima duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 31.199.

Ndërkohë që shumë shtete në botë po rihapen dhe kanë lehtësuar masat e Covid-19, Brazili shënon shifra tragjike çdo ditë e me rradhë. Në Rio de Janeiro njerëzit janë parë që kanë dalë në plazhe dhe në Sao Paulo janë rihapu  të gjitha tregjet.

Marcos Espinal, zyrtar i Organizatës së Shëndetit në vend ka thënë se ishte e vështirë të shihet sesi virusi “pushtoi” Brazilin, e kjo sipas tij ka ardhur si shkak i mos vendosjes së masave kufizuese.

Deri më tani Brazili ka shënuar të paktën 555.383 raste të pacientëve të infektuar.

Ndërkohë në vend janë mbajtur protesta masive për rihapjen e vendit, me motivin se ekoniomia po goditet rëndë, ku bashkë me qytetarët është bashkuar edhe vet Presidenti i vendit, Jair Bolsonaro duke thënë se një krizë ekonomike do të ishte më e dëmshme sesa vetë virusi.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne brazil koronavirusi ne brazil

Sondazh

Poll