Aktualitet

Kadastra në Durrës vatër “e nxehtë” infeksioni, punonjës të tjerë të infektuar, preket sportelistja dhe një special

3 Qershor 2020, 08:14 Nga DOSJA
Kadastra në Durrës vatër “e nxehtë” infeksioni,

Durrës- Kadastra në Durrës vatër “e nxehtë” infeksioni. Dy punonjës të Kadastrës së Durrësit kanë rezultuar të infektuar me COVID-19. Lajmi është konfirmuar edhe nga drejtori i Agjencisë Shtetësore të Kadastrës në Durrës, Artur Çobani. Mësohet se janë është infektuar sportelistja dhe një specialiste sektori.

Familjarët e sportelistes kanë rezultuar më herët të infektuar. Nga tamponët e bërë të familjarëve të sportelistes, bashkëshorti dhe fëmija i saj kanë dalë negativë, ndërsa kanë rezultuar pozitivë vjehrri, vjehrra dhe babai i saj. Ky i fundit është punonjës policie. Sakaq, mësohet se  specialistja e sektorit është kthyer në punë ditën e hënë, por nuk dihet nëse është infektuar nga sportelistja, apo ndonjë punonjës tjetër.

Dy ditë më parë u zbuluan edhe dy raste e para me COVID-19 në këtë institucion. Dosja.al raportoi se ishin infektuar dy punonjës, një sporteliste me iniciale K.Gj dhe kushëriri i saj, me inicale L.Gj, punonjës terreni. Të infektuar rezultuan edhe familjarët e tyre.

COVID-19 nuk është larguar ende nga Shqipëria. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije një ditë më parë se gjatë orëve të fundit rezultuan 21 persona të infektuar me COVID-19. Por Dosja.al mësoi se 6 nga të infektuarit janë personel mjekësor në Qendrën Shëndetësore nr.9 në Tiranë. Po kështu, COVID-19 ka hyrë dhe në spitalet private, ku është infektuar një punonjës.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll