Aktualitet

Goditet baza e prostucionit në hotelet e Kavajës, arrestohen 2 pronarë hoteli, 5 punonjëset e seksit dhe klienti, bisedat: K

3 Qershor 2020, 06:28 Nga DOSJA
Goditet baza e prostucionit në hotelet e Kavajës, arrestohen 2

KAVAJE- Fatmir Hoxha dhe Bujar Gjuzi, pronarë të hoteleve “Alesio” dhe “Pishat” në zonën e njohur si “Bishti i Zhurit”, janë arrestuar pasi akuzohen nga autoritetet se kishin kthyer bizneset e tyre në ambiente ku zhvillohej prostitucioni. Bashkë me ta janë arrestuar edhe 5 punonjëse seksi, identiteti i të cilave nuk dihet, përkatësisht me inicialet: M.M;, D.M., G.D., Q.R., V.M. Po ashtu, në momentin ku forcat e policisë kanë mësyrë në ambientet e njërit prej hoteleve, është arrestuar një klient, me inicialet B.Gj, i cili është kapur në flagrancë duke kryer marrëdhënie seksuale me njërën nga punonjëset e seksit. 

Por si u zbulua grupi i Zhurit? 

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se kanë qenë përgjimet ambientale ato që “fundosën” dy biznesmenët Fatmir Hoxha dhe Bujar Gjuzi. Në dosjen hetimore ka përgjime mes dypunonjëseve të seksit, të cilat kanë diskutuar me njëra-tjetrën për punën. Vajzat shprehen se iu ka rënë puna, pasi janë larguar refugjatët. Ndërsa në një tjetër bisedë, njëra prej tyre shpreson që me largimin e njërës prej vajzave do të ketë më shumë punë. 

Fatmir Hoxha dhe Bujar Gjuzi, “kokat” e grupit të Zhurit

Dosja.al mëson se kryesorët e grupit kanë qenë pronarët e hoteleve. Ata merrnin 1/3 e fitimit për pagesën e dhomës, kur njëri nga klientët shkonte me një punonjëse seksi, e cila varionte nga mosha 20 deri në 56 vjeç. Siç bëjnë me dije burimet, pagesa për një orë me punonjëset varionte nga 50-100 euro. 

(J.V; F.G/Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen pronarët e hoteleve në kavajë operacioni zhuri operacioni zhurri në kavajë arrestohen pronarët e hoteleve në kavajë operacioni zhuri operacioni zhurri në kavajë

Sondazh

Poll