Aktualitet

Preken nga COVID-19 2 persona në Krujë/ Infektohet punonjësja e Shëndetit Publik, virusin e mori nga tamponët

3 Qershor 2020, 07:10 Nga DOSJA
Preken nga COVID-19 2 persona në Krujë/ Infektohet punonjësja e

Krujë-Gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar 2 persona të infektuar me COVID-19 në Krujë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 26 persona kanë bërë testin, por vetëm 2 prej tyre rezultuan të infektuar. Mësohet se një nga të infektuarit është punonjëse e Drejtorisë së Shëndetit Publik në Krujë, e cila është u infektua duke marrë tamponët tek pacientët.  Pasi ajo u konstatua me koronavirus, mësohet se është karantinuar edhe bashkëshorti i saj mjek, ndërsa testi i parë i tij ka dalë negativ.

 

COVID-19 nuk është larguar ende nga Shqipëria. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije një ditë më parë se gjatë orëve të fundit rezultuan 21 persona të infektuar me COVID-19. Por Dosja.al mësoi se 6 nga të infektuarit janë personel mjekësor në Qendrën Shëndetësore nr.9 në Tiranë. Po kështu, COVID-19 ka hyrë dhe në spitalet private, ku është infektuar një punonjës.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll