Tritan Kalo “shpërthen” ndaj politikanëve: Demokracia u vra më ’90, na drejtojnë të paditurit, nuk ka asnjë të re
3 Qershor 2020, 05:56Nga DOSJA
Tiranë- Mjeku i njohur, Tritan Kalo ka dhënë së fundmi një mesazh për politikën, ndërkohë që palët po diskutojnë për të arritur një konsensus për Reformën Zgjedhore. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Kalo shprehet se demokracia dhe vullneti i lirë është ‘vrarë” që më 1990. Ai thekson se vendin e drejtojnë të paditurit.
“Në shumicën e tyre, të pa boshtët në çdo kohë e rrethanë, konformistët e paprinciptë për interesat e vendit, kryetarëdashësit e të gjitha forcave politike apo dijepakët gojëkyçur para këtyre “hirësive”, DO TË VIJOJNË të mbushin aulën e “Parla-pa-mentit” dhe strukturat e Administratës Publike…Të tjerët le të vijojnë të hedhin trastat në krahë dhe këmbët e shpejta, për vijimësinë e theqafjes/emigrimit biblik në dhe të huaj, sepse “aty ku balta të duket më e ëmbël se mjalta”, VIJON të mos ketë hapsira mbijetese të Ndershmërisë, të Dijenxënies, të Punëdashurisë, të Atdhedashurisë dhe të të qënurit”, shprehet ndër të tjera ai.
Reagimi i plotë:
Në “kohët covidiane” vijojnë të krijohen hapsira të mëdha edhe për bëma jo të vogla…30 vite pas Pluralizmit Politik dhe NE ende sot nuku kemi asgjë të re, nga “Fronti” i Zgjedhjeve të Përfaqsuesve të vërtetë të vetë Vullnetit të Popullit…..DEMOKRACIJA përfaqsuese direkte e këtij vullneti u vra ende pa lindur në Dhjetor 1990….Në shumicën e tyre, të pa boshtët në çdo kohë e rrethanë, konformistët e paprinciptë për interesat e vendit, kryetarëdashësit e të gjitha forcave politike apo dijepakët gojëkyçur para këtyre “hirësive”, DO TË VIJOJNË të mbushin aulën e “Parla-pa-mentit” dhe strukturat e Administratës Publike…Të tjerët le të vijojnë të hedhin trastat në krahë dhe këmbët e shpejta, për vijimësinë e theqafjes/emigrimit biblik në dhe të huaj, sepse “aty ku balta të duket më e ëmbël se mjalta”, VIJON të mos ketë hapsira mbijetese të Ndershmërisë, të Dijenxënies, të Punëdashurisë, të Atdhedashurisë dhe të të qënurit Vetvetja….RRËNOFSHIN ndryshimet Kushtetuese të Prillit 2008, si varrëmihëset përfundimtare të këtij vullneti!….RRËNOFTË PARTITOKRACIA “Made in Albania”!…..Quo vadis Shqipëria ime?!?!
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Tiranë- Arkitekti Besnik Aliaj në vazhdën e shembjeve denoncon në një postim në Facebook se gjatë periudhës së karantinës është shembur një tjetër vilë neoklasi...
Tiranë- Gjykata e Kurbinit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 21-vjeçarin Kreshnik Tusha, njëri nga autorët e dyshuar të vrasjes së dyfishtë...
Tiranë- Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al ka në faqe të parë Enkeleda Toskës, e cila është përfshirë n...
Top Story bëri një hulumtim edhe ne gjendjen e tyre civile dhe zbuloi se faktikisht Sami Hoxha dhe Enkeleda Toska janë të divorcuar. Por nëse i hedh një sy rako...
Në zyrën e Samiut biseda vazhdon për afatet e kopsitjes së dokumenteve.Emigranti: – Kur të vijnë dokumentet, sa kohë zgjasin? Sami Hoxha: – 1 muaj. Zgjasin 1 mu...
Para se Top Story të shkojë në zyrën e zotit Sami Hoxha, bëri disa kërkime mbi të kaluarën e tij dhe punët që ka bërë. Sipas një dokumenti që Top Story siguroj ...
Përveç përfshirjes së bashkëshortit së Drejtoreshës së Kufirit në Policinë e Shtetit, Enkeleda Toksa, Top Story zbuloi edhe fije të tjera. Një nga emigra...
TIRANË– Tani do ndalemi tek pjesa më interesante e këtij investigimi. Kush janë njerëzit në Shqipëri që organizojnë këtë lloj trafiku të paligjshëm dhe si ...
GREQI– Vijon beteja ligjore e të riut shqiptar, Aleksandër Luca. Pasi u dënua me burg përjetë, plus edhe 15 vite, për përdhunimin dhe vrasjen e studentes ...