Aktualitet

“Ndjej keqardhje, vila e ndërtuar më 1930 në Tiranë u shemb gjatë karantinës”/ Arkitekti nxjerr fotot: Iku dhe kjo, po

3 Qershor 2020, 05:40 Nga DOSJA
“Ndjej keqardhje, vila e ndërtuar më 1930 në Tiranë u

Tiranë- Arkitekti Besnik Aliaj në vazhdën e shembjeve denoncon në një postim në Facebook se gjatë periudhës së karantinës është shembur një tjetër vilë neoklasike që ndodhej në rrugën “‘Rreshit Çollaku’ në Tiranë. Arkitekti ka publikuar edhe foto të vilës, e cila ishte ndërtuar në vitin 1930 dhe thekson se ndjen keqardhje për të.

“Iku dhe kjo … pas Postës Qendrore. Tjeter vile urbane e shembur rishtazi në rrugën ‘Rreshit Collaku’ tërhequr midis kakofonisë urbane të Tiranës. I përket grupit të vilave neoklasike dhe moderne të viteve 30-të në Tiranë të cilat po zhduken një nga një në heshtje! E lenë në harresë dhe pa mirëmbajtje u shemb gjatë ditëve të karantinës së Covid-19. Keqardhje e madhe!”, shprehet ai në një postim në Facebook.

Foto të vilës

Pak javë më parë Besnik Aliaj zbardhi edhe projektin e lumit të Tiranës, ku në fotot e publikuara vihej re se në njërin krah të lumit do të ketë ndërtesa të larta. Po kështu vihej re edhe devijimi i këtij lumi.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besnik aliaj shembja e vilës në tiranë besnik aliaj shembja e vilës në tiranë

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Qershor 2020, 20:27

TIRANË- Gazetari Erjon Skëndaj ka reaguar në lidhje me përlasjen që pati sot me kryemistrin Edi Rama përsa i përket menaxhimit të situatës së COVID-19. Skë...