Politike

‘Zgjedhorja’/ Ambasadori britanik jep DETAJE: Sot u bë progres, por ka ende punë për t’u bërë

2 Qershor 2020, 18:48 Nga DOSJA
‘Zgjedhorja’/ Ambasadori britanik jep DETAJE: Sot u bë progres,

TIRANË– Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Duncan Norman ka dhënë detaje nga takimi i zhvilluar me anëtarët e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Në fjalën e tij para mediave, Norman u shpreh se sot palët kishin arritur progres por pranoi se ende kishte punë për t’u bërë. 

Këshilli Politik u krijua për Reformën Zgjedhore. Sot u bë progres, por ka ende punë për t’u bërë. Është thelbësore që këtë ta arrijmë nesër. Le ta mbarojmë këtë punë,”-tha ai. 

Pas përfundimit të afatit për një konsensus mes palëve, puna kishte ngecur. Kjo është hera e parë pas disa ditës që Reforma Zgjedhore po sheh përparime! U deshën 9 orë takim ‘kokë më kokë me diplomatët e huaj që palët të gjenin gjuhën e përbashkët. Ambasadorja amerikane, Yuri Kim dhe diplomatët e tjerë kanë paralajmëruar një tjetër takim nesër.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike duncan norman keshilli politik kim mbledh keshillin politik reforma zgjedhore duncan norman keshilli politik kim mbledh keshillin politik reforma zgjedhore

Sondazh

Poll