Politike

Basha takon përfaqësuesit e shoqatës së pronarëve: Rama ka interes një grusht individësh, e drejta e pronës nuk mund të

2 Qershor 2020, 15:31 Nga DOSJA
Basha takon përfaqësuesit e shoqatës së pronarëve: Rama

TIRANË –Kreu i Partisë Demokratike zhvilloi sot një takim me përfaqësues të shoqatës së pronarëve. Çështje kryesore diskutimi ishte qëndrimi dhe lobimi negativ i qeverisë Rama për pronat. Basha u shpreh gjatë takimit, se të gjitha ligjet e qeverisë kanë qenë kundër pronës private dhe në shërbim të biznesmenëve korruptivë të lidhur me të, duke vënë theksin tek ligji për investimet strategjike. Kryedemokrati gjithashtu  ka rënë dakort me përfaqësuesit e shoqatës së pronarëve për hartimin e një projekti në ndihmë të tyre.

Qeveria Rama ka interes vetëm një grusht individësh që përfitojnë në kurrizin e pronarëve. Ne besojmë se e drejta e pronës nuk mund të zhbëhet me një kompensim qesharak. Interesi i kësaj Qeverie janë oligarkët, PPP dhe koncesionet me miliarda euro në kurriz të shqiptarëve. Duke patur parasysh edhe të metat tona në raport me pronën dhe pronarët gjatë qeverisjes së PD, kemi vendosur që t’i ofrojmë pronarëve ndihmën tonë ligjore përmes ekspertëve në trajtimin e çështjeve të tyre në aulat gjyqësore ndërkombëtare. Gjithashtu, së bashku me ta, u dakordësuam për të hartuar një projekt të qartë dhe gjithashtu piketat kyçe të një pakete ligjore që do të zëvendësojë korpusin kriminal të projektligjeve në lidhje me pronën të miratuar nga qeveritë Rama”, tha Basha gjatë takimit.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha perfaqesuesit e shoqates se pronareve lulzim basha perfaqesuesit e shoqates se pronareve

Sondazh

Poll