Politike

Soreca jep AFATIN e fundit: Takohemi prapë nesër, kemi arritur ‘pikë vrulli’, të mos e shpërdorojmë

2 Qershor 2020, 18:45 Nga DOSJA
Soreca jep AFATIN e fundit: Takohemi prapë nesër, kemi arritur

TIRANË– Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka dhënë detaje lidhur me takimin e zhvilluar me anëtarët e Këshillit Politik.

Në fjalën e tij, Soreca u shpreh se kanë pasur një takim shumë të mirë, ku palët kanë shënuar progres. Më tej, ai shtoi se afati i fundit është shtyrë për ditën e nesërme.

Kemi pasur një ditë shumë të mirë pune. Kemi bashkëshoqërtuar punën e anëtarëve të Këshillit Politik. Për BE është e rëndësishme të përmbushen kushtet. Kufijtë janë rekomandimet e OSBE-ODHIR. Kjo kërkohet edhe edhe KE. Shumë shpejt do të prezantohet edhe korniza dhe një arritje do ta bëjë këtë punë më të lehtë. I falenderoj pakët për qasjen konstruktive. I ftoj që të vazhdojnë me të njëjtën qasje edhe nesër. Kemi arritur një pikë vrulli, le të mos e shpërdorojmë. Është në interes të popullit por edhe për të ardhmen e vendit në BE,”-tha Soreca.

Pas përfundimit të afatit për një konsensus mes palëve, puna kishte ngecur. Kjo është hera e parë pas disa ditës që Reforma Zgjedhore po sheh përparime! U deshën 9 orë takim ‘kokë më kokë me diplomatët e huaj që palët të gjenin gjuhën e përbashkët. Ambasadorja amerikane, Yuri Kim dhe diplomatët e tjerë kanë paralajmëruar një tjetër takim nesër.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike keshilli politik kim mbledh keshillin politik luigi soreca reforma zgjedhore keshilli politik kim mbledh keshillin politik luigi soreca reforma zgjedhore

Sondazh

Poll