Politike

7 orë takim me Yuri Kim dhe diplomatë, nuk ka marrëveshje për ‘Zgjedhoren’, ambasadorja merr hapin me mediat

2 Qershor 2020, 17:13 Nga DOSJA
7 orë takim me Yuri Kim dhe diplomatë, nuk ka marrëveshje

TIRANË– Pas shtatë orësh diskutime ka përfunduar takimi i ambasadores amerikane, Yuri Kim me përfaqësuesit e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se sërish nuk u arrit asnjë marrëveshje, edhe pse ky ishte takimi i dytë për ditën e sotme.

Në takimin me Kim dhe diplomatë të tjerë të akredituar në Shqipëri, palët sërish nuk kanë rënë dakord për të zgjidhur ndasitë e tyre. Ndërsa Kim ka lajmëruar një konferencë për shtyp, nga ku pritet të japë detaje lidhur me takimin.

Afati për arritjen e një marrëveshjeje ka qënë më 31 maj. Por mesa duket puna për të arritur një konsensus mes palëve dhe miratimin e një drafti final mund të quhet e dështuar. Palët nuk u dakordësuan për çështjen e teknologjisë, rolin e Gjykatës Kushtetuese, administratën zgjedhore dhe qeverinë kujdestare. Ndërkohë gjuha e përbashkët është gjetur për kuotat gjinore, financimin e partive dhe periudha në të cilën do mbahen zgjedhjet.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike reforma zgjedhore yuri kim reforma zgjedhore yuri kim

Sondazh

Poll