Sport

FOTO/Po përgatiten për transfertën në Ballsh, tifozët e Tiranës surprizojnë skuadrën në stërvitje

2 Qershor 2020, 14:23 Nga DOSJA

TIRANË-Tirana zhvilloi seancën e fundit stërvitore në prag të transfertës që do të luajë kundër Bylisit, gjithmonë nëse situate nuk përkeqësohet pas rastit të fundit, kur lojtari i Bylisit Qardaku rezultoi me koronavirus.

Një suprizë e këndshme iu rezervua sot skuadrës bardheblu, nga tifozët. Teksa lojtarët dolën për t’u stërvitur, te pjesa përballë ishin vendosur 2 banderola ku shkruhej: “Luftoni për ngjyrat, luftoni për kryeqytetin”, si dhe “Luani me kokën lartë, bashkë për të 28-in”.

Kujtojmë që Tirana është shumë pranë fitimit të titullit kampion, teksa udhëheq me 9 pikë diferencë nga ndjekësit e Kukësit, kur kanë mbetur edhe 10 javë për t’u luajtur. Tirana do të luajë në orën 17:00 kundër Bylisit në stadiumin “Adush Muça”.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fanatics superiore tirana fanatics superiore tirana

Sondazh

Poll