Sport

Tronditet futbolli shqiptar, 24 orë para rifillimit të aktivitetit futbollisti i Superiores del me koronavirus

2 Qershor 2020, 08:21 Nga DOSJA
Tronditet futbolli shqiptar, 24 orë para rifillimit të aktivitetit

BALLSH-Tronditet edhe futbolli shqiptar nga koronavirusi, teksa 24 orë para rifillimit të kampionatit, një lojtar i Bylisit dyshohet se ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Një nga lojtarët e Bylisit ka rezultuar pozitiv dhe ka sjellë ankth të madh te pjesa tjetër e skuadrës.

Emri i lojtarit ende nuk bëhet i ditur, por ditët e fundit ka udhëtuar drejt Shkodrës, ku mendohet se ka rënë në kontakt me virusin. Tani futbollisti ndodhet në spitalin e Fierit për ekzaminime të mëtejshme.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bylis koronavirus superiore bylis koronavirus superiore

Sondazh

Poll