Sport

Koronavirusi prek Superligën Shqiptare, sulmuesi shkodran i Bylisit rezulton pozitiv

2 Qershor 2020, 08:20 Nga DOSJA
Koronavirusi prek Superligën Shqiptare, sulmuesi shkodran i Bylisit

“Procesi Sportiv” raporton se një lojtar i skuadrës së Bylisit ka dalë pozitiv me COVID-19. Sipas burimeve të Top Channel, lojtari e ka marrë virusin në Shkodër, ku ka qenë ditët e fundit. Emri i futbollistit nuk bëhet i ditur, por Dosja.al ka mësuar se bëhet fjalë për Eridon Qardakun.

“Një futbollist i Bylis rezulton pozitiv me Covid-19. 24 orë para rifillimit te kampionatit dhe ndeshjes Bylis-Tirana, e programuar për t’u luajtur të mërkurën në orën 17:00, një lojtar i klubit nga Mallakastra ka dalë pozitiv.

Nga informacionet paraprake mësohet se lojtari ditët e fundit ka udhëtuar drejt Shkodrës, nga ku mendohet se ka rënë në kontakt me virusin. Hetimi epidemiologjik vijon”, shkruan “Procesi Sportiv”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport procesi sportiv qardaku virus procesi sportiv qardaku virus

Sondazh

Poll