Sport

“Pagat sot ose nuk shkojmë në Vlorë”, Vllaznia në pikë të hallit, futbollistët refuzojnë sërish të stërviten

2 Qershor 2020, 07:53 Nga DOSJA
“Pagat sot ose nuk shkojmë në Vlorë”, Vllaznia

SHKODËR-Vllaznia në vuajtje konstante. Edhe pse Këshilli Bashkiak dha pak ditë më parë “dritën jeshile” për rrogat e prapambetura, lojtarët nuk kanë marrë ende asgjë. Ditën e mërkurë Vllaznia do të luajë ndaj Flamurtarit në Vlorë, por me këtë gjendje vështirë se futbollistët mund të luajnë. Nëse deri sot nuk do u kalojnë paratë në llogaritë bankare, atëherë s’do të nisen as në Vlorë. Ky është ultimatum i dhënë nga lojtarët për Bashkinë Shkodër.

Futbollistët në fakt pritën që dje në stërvitje të vinte administratori dhe t’u jepte një sqarim edhe për çështjet e kontratave, por Suad Lici nuk është dukur. Mirsad Jonuz është munduar që ta qetësojë grupin dhe u ka kërkuar të tregohen të duruar.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport flamurtari superliga vllaznia flamurtari superliga vllaznia

Sondazh

Poll