Sport

Grezda kërkon falje pas incidentit me grushta, por kundërshtari i tij ka një mesazh të fortë

1 Qershor 2020, 21:10 Nga DOSJA
Grezda kërkon falje pas incidentit me grushta, por kundërshtari i tij

Eros Grezda i ka zhgënjyer të gjithë futbolldashësit kuqezi me një video, ku shfaqur duke u rrahur me kundërshtarin e tij te Rijeka, Anonio Mirko Çolak. Ngjarja e shëmtuar ka ndodhur pas përfundimit të ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Kroacisë, ku Rijeka fitoi 3:2.

Ai e ka goditur me grushte rivalin, derisa m

iqtë e kanë ndalur, por sulmuesi shqiptar ka kërkuar falje me një mesazh në Instagram.

 

“Jam ftohur tani dhe nuk duhet ta kisha bërë atë veprim. Ne duhet ta kishim zgjidhur duke folur si njerëz, por unë isha nervoz në tërë lojën, kështu që të kërkoj falje dhe pastaj ti vendos se cila është gjëja më e mirë”, i ka shkuar Grezda Colakut.

Ndërkohë, Colak e ka postuar mesazhin e Grezdës me screenshot në Story, duke shtuar:

“Unë e mora këtë mesazh menjëherë pas incidentit. Nuk kishte asnjë fjalë fyese në baza nacionale ose personale. Diçka krejtësisht e ndryshme u botua në gazeta, mendoj se me nxitjen e dikujt”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport grezda instagram reagimi grezda instagram reagimi

Sondazh

Poll