Aktualitet

Burg për rojen dhe tre të rinjtë që abuzuan me 15-vjeçaren, Doku me bashkëpunëtorët kyçin gojën dhe mbulojnë fytyrën

2 Qershor 2020, 11:18 Nga DOSJA
Burg për rojen dhe tre të rinjtë që abuzuan me

TIRANË– Abaz Doku, ish-roja i shkollës ku mësonte 15-vjeçarja që u përdhunua është kënë në burg ditën e sotme bashkë me tre të rinjtë që akuzohen për përdhunimin e adoleshentes.

Mësohet se vendimi është marrë gjatë ditës së sotme, kur Doku dhe tre të rinjtë kanë dalë para trupit gjykues.

Siç shihet edhe në videon e publikuar nga Faxweb, Doku ka dalë para trupit gjykues me kokën ulur dhe më fytyrën që e mbulon me duar. Vihet re që ai, bashkë me të riun e akuzuar, Klajdi Poçi, mbajnë edhe maskat e vëna në fytyrë, duke qenë se jemi në periudhë pandemie.

Përdhunimi i 15-vjeçares ka pushtuar mediat ditët e fundit. Ishte ish-roja i shkollës ku mësonte adoleshentja ai që abuzoi me të miturën e filmoi dhe e kërcënonte nëpërmjet pamjeve. Pamjet filmike përfunduan në duar të tre minorenëve që abuzuan gjithashtu me 15-vjeçaren. Abaz Doku ka pranuar gjithçka në polici dhe ndodhet pas hekurave. 

Një ditë më parë folën edhe vetë familjarët e adoleshentes. I ati kërkoi të largohej nga lagjia pasi nuk mund të qëndronte në një vend që i kishte dalë boja, ndërsa i vëllai u shpreh se ngjarjen e kishte marrë vesh pasi miqtë e tij i kishin dërguar foto. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet abaz doku klajdi poci shantazh me video intime abaz doku klajdi poci shantazh me video intime

Sondazh

Poll