Aktualitet

Tensione në kufi/ Qytetarët nuk lejohen të futen në Kosovë pa bërë tamponin, revoltohen udhëtarët: Në kohën e luftës

2 Qershor 2020, 10:28 Nga DOSJA
Tensione në kufi/ Qytetarët nuk lejohen të futen në

Kukës- Tensione në kufirin Kosovë-Shqipëri, pasi qytetarët nuk lejohen të futen në shtetin kosovar. Mësohet se në pikën kuftare të Morinës asnjë qytetar shqiptar nuk mund të futet në Kosovë nëse nuk ka bërë tamponin, brenda 4 ditëve të fundit. Ndërkohë në Shqipëri mund të futen të gjithë shqiptarët e Kosovës. Këtyre të fundit iu kërkohet vetëm matja e temperaturës dhe nuk është kush bërja e tamponit.

Kjo situatë ka sjellë edhe reagimin e udhëtarëve, të cilët janë shprehur se nuk po lejohen të futen në Kosovë as për rast vdekeje. Ata shprehen se shqiptarët e Kosovës më herët i kanë pritur si vëllezër.

“Më ka kthyer dy herë, kërkojnë tampon, më thotë bën 30 euro, por nuk ka ku e merr shteti, por unë vij nga Tirana, meqënë ma kishte bërë shteti. Unë nuk kam asnjë problem, për një raport mjekësor po shkoj ta marr, por jo tamponi. Çfarë lidhje ka tamponi, po ai që vjen nga Kosova se nuk e bën? Nëse është e mundur, pse nuk e le këtu dhe ta bëjmë këtu për daljen dhe për hyrjen”, tha një udhëtare për Report Tv.

Ndërsa një tjetër u shpreh:  “Nuk po na lejojnë, kemi dy raste vdekje, djali dhe vajza e dajës, erdhëm nga Tirana 3 makina, por nuk na lejojnë kërkojnë tamponin. Na thanë po presim urdhër tjetër. Ndërkohë që ne shqiptarët në kohën e luftës së Kosovës, i gjithë Kukësi u ngrit në këmbë erdhi në Morinë me pritur vëllezërit kosovarë, ne na ndalojnë. Kjo nuk duhet të ishte bërë nga Kosova, duhet të na lejonin sidomos për rast vdekje. Kufoma besoj se do të lejohet që  të kalojë nga këtu, pasi ka ardhur nga Franca”. 

Ndërkohë, një ditë më parë  pikën kufitare të Morinës u ndaluan me dhjetëra kamionë që tentuan  të transportonin mallra dhe produkte, pasi  iu vendos një taksë prej 22 eurosh nga pala pritëse. Sipas Policisë së Kosovës, kjo taksë duhet të paguhet për desinfektimin e kamionëve.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet pika kufitare e morines tensione në kufirin me kosovën pika kufitare e morines tensione në kufirin me kosovën

Sondazh

Poll