Aktualitet

Zëvendësoi të atin që përdhunoi 15-vjeçaren, Policia kërkon të pushojë nga puna si roje shkolle, djalin e Abaz Dokut

2 Qershor 2020, 10:50 Nga DOSJA
Zëvendësoi të atin që përdhunoi 15-vjeçaren,

KAMËZDosja.al ka mësuar se Policia e Shtetit ka kërkuar që të pushohet nga puna djali i Abaz Dokut, ish-rojes së shkollës që ndodhet pas hekurave për përdhunimin e 15-vjeçares.

Mësohet se djali i Dokut, e kishte zëvendësuar këtë të fundit dhe ishte punësuar si roje në shkollën ku mësonte 15-vjeçarja që u abuzua seksualisht, pasi 65-vjeçari u pushua. Ndërsa sot, kërkohet pushimi nga puna edhe djali i Dokut, për arsye të paqarta.

Djali i 65-vjeçarit ka reaguar më herët në ngjarjen ku u përfshi i ati dhe është shprehur se është konfrontuar fizikisht me të. 

Përdhunimi i 15-vjeçares ka pushtuar mediat online ditët e fundit. Ishte ish-roja i shkollës ku mësonte adoleshentja ai që abuzoi me të miturën e filmoi dhe e kërcënonte nëpërmjet pamjeve. Pamjet filmike përfunduan në duar të tre minorenëve që abuzuan gjithashtu me 15-vjeçaren. Abaz Doku ka pranuar gjithçka në polici dhe ndodhet pas hekurave. 

Një ditë më parë folën edhe vetë familjarët e adoleshentes. I ati kërkoi të largohej nga lagjia pasi nuk mund të qëndronte në një vend që i kishte dalë boja, ndërsa i vëllai u shpreh se ngjarjen e kishte marrë vesh pasi miqtë e tij i kishin dërguar foto. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet abaz doku babrru kamez shantazh me video intime abaz doku babrru kamez shantazh me video intime

Sondazh

Poll