Politike

Kosova e Shqipëria përplasen për tarifën 22 € në kufi, Rama: Bllokim i çuditshëm… Kurti e pezullon me urgjencë. Thaçi akuza të forta qeverisë

Tarifa 22 euro dhe kontrollet e shumta në kufi nuk kanë zgjatur për shumë orë, pasi Ministria e Brendshme e Kosovës ka njoftuar se ka anuluar vendimin.
Featured image of article: Kosova e Shqipëria përplasen për tarifën 22 € në kufi, Rama: Bllokim i çuditshëm… Kurti e pezullon me urgjencë. Thaçi akuza të forta qeverisë Edi Rama, Albin Kurti dhe Dogana e Morinës

TIRANË- Qeveria e Kosovës ka miratuar mbrëmjen e djeshme një vendim ku ka bërë me dije disa lehtësime për masat kudnër COVID-19. Një prej vendimeve ishte dhe hapja e kufirit me Shqipërinë, pasi lejon qytetarët nga Shqipëria në futen në territorin e tyre.

Por ngritja e traut në kufi është shoqëruar me disa problemetika të theksuara. Qytetarët nga Shqipëria që kanë tentuar sot të udhëtojnë drejt Kosovës kanë hasur me kërkesa të paprecedenta të cilat kanë shkaktuar kaos dhe radhë në pikën kufitare.

Sipas informacioneve, mësohet se në Pikën kufitare të Morinës janë ndaluar dhjetëra kamionë që kanë tentuar të transportojnë mallra dhe produkte u është vendosur një tarifë prej 22 eurosh nga pala pritëse.

Fatura e tarifës

Sipas Policisë së Kosovës, kjo tarifë duhet të paguhet për desinfektimin e kamionëve. Nga ana tjetër, edhe udhëtarët me automjete private janë penguar. Shtetasve të Shqipërisë u është kërkuar një certifikatë nëse e kanë kryer testin për koronavirusin. Ose në të kundërt duhet t’u nënshtrohen karantinimit një javor në Kosovë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kjo situatë ka sjell një reagim të Kryeministrit Edi Rama, i cili ka hedhur akuza kundër homologut të tij, Albin Kurti. Në një reagim në Facebook, Rama shkruan se ai ka 1 mijë të meta, por nuk gënjen. Po ashtu ai hedh akuza kundër Kurtit për bllokimin e kamionëve shqiptar në kufi. Po ashtu në Shqipëri ka pasur dhe reagime të tjera, ku qytetarë të ndryshëm kanë adresuar problemin e tyre dhe janë të pakënaqur me qeverinë e Kosovës.

Tarifa 22 euro dhe kontrollet e shumta në kufi nuk kanë zgjatur për shumë orë, pasi Ministria e Brendshme e Kosovës ka njoftuar se ka anuluar vendimin. “Pezullohet kontrata për dezinfektimin e mauneve që vijnë në Republikën e Kosovës”, shkruhet në vendim. Pas anulimit të vendimit ka reaguar ashpër Presidenti, Hashim Thaçi, i cili shkruan se Kurti i ka vendos tarifë Shqipërisë dhe ia ka hequr Serbisë.

(A.B. Dosja.al)

  • 20:04

    Tarifa 22 € në kufi, reagon aktivisti i Vetëvendosjes, Arbër Zaimi: Ishte vendim i mëparshëm, Kurti e hoqi

    Arbër Zaimi

    Aktivisti i VV-së, Arbër Zaimi ka komentuar tarifën 22 euroshe të vendosur për kalimin e kufirit nga Shqipëria në Kosovë. Me anë të një statusi në rrjetet e tij sociale, Zaimi shkruan se pagesa për dezinfektimin e mauneve ka qënë në fuqi që më parë dhe është hequr sot nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

    “Masat e reja nga qeveria e Kosovës janë publikuar dje. Udhëtarët që vijnë në Kosovë, nëse janë testuar negativë në 4 ditët e fundit kalojnë pa problem. Nëse nuk janë testuar, duhet të nënshkruajnë një deklaratë ku zotohen për vetë-kufizim 7-ditor. Kjo është masë e rekomanduar nga ekspertët e shëndetësisë, sepse me kapacitetet shëndetësore nuk mund të përballohet hapja e menjëhershme,”-shkruan ai.

    POSTIMI I PLOTË:

    Mbi shpifjet për masat kufitare Kosovë-Shqipëri: Pagesa për dezinfektimin e mauneve ka qenë në fuqi qysh më përpara. Ajo është hequr sot. Për vetura të tjera nuk ka patur pagesë dhe as nuk do të ketë. Karantina është hequr, dhe ata që e kanë gojën plot karantinë, mashtrojnë. Masat e reja nga qeveria e Kosovës janë publikuar dje. Udhëtarët që vijnë në Kosovë, nëse janë testuar negativë në 4 ditët e fundit kalojnë pa problem. Nëse nuk janë testuar, duhet të nënshkruajnë një deklaratë ku zotohen për vetë-kufizim 7-ditor. Kjo është masë e rekomanduar nga ekspertët e shëndetësisë, sepse me kapacitetet shëndetësore nuk mund të përballohet hapja e menjëhershme. Rreziku i virusit është ende prezent, nuk është dobësuar e vaksina nuk është zbuluar. Nuk ka kurrfarë izolimi të Shqipërisë nga ana e Kosovës, përkundrazi, qeveria e Kosovës dhe km. Kurti vazhdimisht i ka kërkuar qeverisë së Shqipërisë dhe km. Rama koordinim në nivel të lartë institucional për çështjet shëndetësore e ekonomike që lidhen me pandeminë. Por nga pala tjetër nuk ka patur interesim, dhe qeveria e Shqipërisë vendimet për mbylljen e kufijve e për hapjen e tyre, ashtu si dhe për çdo masë tjetër, i ka marrë pa u konsultuar e pa u koordinuar aspak me Kosovën. I vetmi koordinim ka qenë ai mes ministrave të Shëndetësisë, për çështje administrimi. Si përfundim: Kosova e Shqipëria do të duhej ta kalonin së bashku këtë krizë. Por qeveria e Ramës nuk deshi të koordinohet me Kosovën, deri në momentin kur iu tek për “turizëm patriotik”, sigurisht për shkak të “aleancës” me Thaçin. Lajmet e pavërteta nuk i bëjnë mirë kombit. Sinqeritet e transparencë duhet, jo dallavere e shpifje. Reagimi vjen pas atij të kryeministrit Edi Rama, i cili e quajti “të çuditshëm” vendimin e marrë nga qeveria e Kosovës, ndërkohë që në rrjet vërshuan denoncimet për qeverinë Kurti. Vendimi i pezulluar u mor mëngjesin e të hënës. Qeveria Kurti vendosi dy kushte për të hyrë në Kosovë. I pari ishte tamponi që duhet të rezultojë negativ dhe e dyta, 7 ditë karantinë e detyrueshme. Ndërkohë që kamionëve iu vendos kalimi me një tarifë prej 22 eurosh.

  • 18:53

    Reagon ashpër Hashim Thaçi: Kurti i hapi kufirin Serbisë, vendimi një absurditet

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas vendimit të qeverisë për vendosjen e tarifës 22 Euro për ata që futen nga Shqipëria, por që e anuloi brenda pak orëve. Në një reagim në mediat sociale, Thaçi shkruan se Kurti hapi kufirin me Serrbinë sikur ta kishte bahçen e babës. Më tej ai e quan vendimin absurditet dhe shkruan se i ka vënë tarfistë Shqipërisë dhe për të ky nuk është produkt i për bashkim kombëtar.

    Hashim Thaçi, President i Kosovës

    “Albin Kurti derisa ka hapur krahë më krah kufirin me Serbinë, për të hyrë kushdo, pa asnjë procedurë si në bahçe të babës, ai nga zyra e uzurpuar sot ka urdhëruar dhe keqpërdorur Policinë e Kosovës. Ai padrejtësisht dhe kundërligjshëm sot ka urdhëruar policinë që të gjithë qytetarët e Shqipërisë që hyjnë në territorin e Kosovës, përpos vonesave procedurale, të dërgohen shtatë ditë në karantinë për të pritur testimin për COVID-19.

    Po ashtu, me veprime shtesë, ai ka urdhëruar që automjetet transportuese që hyjnë nga territori i Shqipërisë në emër të dezinfektimit të ngarkohen me taksë të veçantë, duke rënduar edhe më shumë lëvizjen e lirë dhe qarkullimin e mallrave. Ky është absurditet! Hapet me Serbinë dhe e mbyllë Kosovën nga Shqipëria. I heq taksën Serbisë dhe ia vë Shqipërisë. Ky është predikuesi i bashkimit kombëtar! Në fakt, këto veprime janë shqelmat e fundit të Kurtit nga zyra e uzurpuar!”, shkruan Thaçi.

  • 16:39

    Albin Kurti pezullon tarifën 22 euro për dezinfektimin e mauneve shqiptare që hyjnë në Kosovë

    Disa orë pas vendosjes së tarifës për dezinfektimin e mauneve që hyjnë në Kosovë, e polemikave dhe debatit për to, kryeministri Albin Kurti ka vendosur pezullimin e vendimit. Lajmi është njoftuar nga Ministria e Brendshme e Kosovës, që bën me dije se importuesit, ngadoqoftë që vijnë, nuk kanë pse të dezinfektojnë maunet kundrejt pagesës 22 euroshe.

    REAGIMI I PLOTË I MINISTRISË SË BRENDSHME TË KOSOVËS: 

  • 16:17

    “O Ramazon”, flet Rama, ‘kunja’ ndaj Kurtit: Bllokim i çuditshëm me Kosovën, kam 1000 të meta po nuk gënjej, e shikoni që s’janë hapur?

    Edi Rama

    Kryeministri Edi Rama ka komentuar hapjen e kufijëve të Shqipërisë pas kalimit të pandemisë së koronavirusit. Me anë të disa statuseve në Twitter, Rama ka komentuar edhe ‘bllokimin’ e makinave të Shqipërisë në kufirin e Kosovës për t’u dezinfektuar. Gjithashtu kreu i qeverisë bën edhe njëherë thirrje për durim dhe kujdes nga besimi i lajmeve të rreme që sipas tij nuk bëjnë gjë tjetër veçse çorodisin qytetarët.

    “Na hap kufijtë o Ramazon se gjithë bota i ka hap!”e kur thosha jo s’i ka hap gjithë bota, ne do jemi nga të parët fare, gënjeja unë! Po tani që ne i hapëm e shikoni që të tjerët jo? E pra, unë kam njëmijë të meta, po NUK GËNJEJ dhe mirë a keq THEM ATË QË BËJ DHE BËJ ATË QË THEM! Dhe mos keqkuptohemi, s’e kam me bllokimin e çuditshëm të makinave të Shqipërisë në kufirin e Kosovës për dizinfektim, po për plot kufij fqinj ose jo, që janë ende mbyllur! Prandaj DURIM, BESIM dhe KUJDES NGA NXITIMI NË NGRËNIEN E RRENAVE se helmojnë gjakun e çorodisin mendjen!“, shkruan Rama. 

  • 8:56

    “Pagesë 22 euro”/ Hapet kufiri me Kosovën, por drejtuesit e mjeteve përballen me një tjetër tarifë, shoferi: S’kam t’i paguaj

    Ditën e sotme është hapur kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë. Që prej mëngjesit të sotëm ka patur një fluks të madh mjetesh në Morinë, pasi për më shumë se dy muaj për shkak të COVID-19, kjo pikë kufitare ishte i mbyllur.

    Shoferi dhe pika doganore e Morinës

    Ndërkohë, shoferët e mjeteve të tonazhit të rëndë janë përballur me një tarifë shtesë në këtë pikë doganore. Sipas tyre duhet të bëjnë një dizeinfektim të detyrueshëm i cili kushton 22 euro. Në të kundërt ata nuk do të lejohet që të hyjnë në Kosovë.

    “S’kam pare, nuk duan me më lëshu për 22 euro, duan të na hedhin gjysmë kile ujë. Nuk e di, policët që nuk na lëshojnë.  Unë e kam me orar, dhe marr dënim 500 euro në rast se nuk arrij në kohë në Kosovë”, shprehet i revoltuar një shofer për Fax News.

    Fatura e tarifës

Shto Koment