Sport

14,34 kilometra për një ndeshje, rekordi ndodh në kampionatin gjerman!

1 Qershor 2020, 16:23 Nga DOSJA
14,34 kilometra për një ndeshje, rekordi ndodh në kampionatin

Mesfushori Vladimir Darida ka thyer rekordin për më shumë kilometra të përshkruara në Bundesligë. Futbollisti i Hertha Berlinit ka vrapuar 14.34 kilometra në ndeshjen e fituar kundër Augsburg.

Çmenduri kur e mendon se futbollisti vjen pas një pauze të gjatë të kampionatit. Bundesliga ka pak kohë që ka rifilluar dhe askush nuk mund ta imagjinonte se Darida do të ishte kaq mirë fizikisht.

Trajneri i 29-vjeçarit, Bruno Labbadia, u shpreh mjaft i gëzuar për rekordin e lojtarit të tij. “Diçka e tillë është e mrekullueshme. E shoh më të jashtëzakonshme kur ai vrapon dhe pas dëmtimit të tij dhe i dha pasimin kyç Piatek për të shënuar”, – tha ai.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport cmenduri darida futboll cmenduri darida futboll

Sondazh

Poll