Sport

Dukej e pamundur, po bëhet realitet: Serie A do të ketë stadiume me tifozë gjatë pandemisë!

31 Maj 2020, 21:17 Nga DOSJA
Dukej e pamundur, po bëhet realitet: Serie A do të ketë stadiume

Serie A mund të ndryshojë brenda pak kohësh nga pamundësia dhe rreziku i pezullimit të sezonit te hapja e stadiumeve për tifozët. Kjo është një utopi, por ajo që po studiojnë klubet me në krye Juventusin dhe presidentin Andrea Agnelli, por edhe Liga Serie A dhe Federata.

Ashtu siç kanë bërë Mali i Zi, Serbia, Kroacia, Polonia dhe Rusia, edhe Italia po mendon që të bëjë një hapje dyersh me racionalitet dhe distancim social, duke i dhënë mundësi vetëm për shitjen e 25% të biletave.

Sigurisht, duhet projektuar plani dhe protokolli i duhur për t’u dërguar në Qeveri dhe miratuar ose jo, por dëshira është që kjo kërkesë të realizohet pas gjysmës së korrikut apo për sezonin tjetër.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport futboll serie a tifoze futboll serie a tifoze

Sondazh

Poll