Sport

Tragjedi në sportin italian, avioni privat iu merr jetën dy notarëve

1 Qershor 2020, 16:05 Nga DOSJA
Tragjedi në sportin italian, avioni privat iu merr jetën dy

Lajm i trishtë nga bota e sportit. Dy notarët e talentuar italianë, Fabio Lombini dhe Gioele Rossetti, dje kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një avioni privat pranë Romës.

Ata ishin 22 dhe 23 vjeç. Së bashku po fluturonin dhe mediat raportojnë se njëri prej tyre ishte duke pilotuar avionin e vogël. 30 sekonda pas ngritjes, avioni mori flakë dhe u përplas fatalisht në tokë me pasoja fatale për të dy notarët.

Fabio Lombini këtë vit po punonte për kualifikimin për në Lojërat Olimpike të Tokios. E gjithë Italia e ka përjetuar shumë keq këtë lajm të hidhur. Policia ka hapur menjëherë një hetim për ngjarjen dhe të paktën deri tani dyshohet për defekt teknik të avionit.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport avion defekt itali notare avion defekt itali notare

Sondazh

Poll