Sport

“Po qëndroja përpara autobusit të skuadrës sime dhe më provokoi”, Grezda tregon si nisi konfliktin me kundërshtarin: M

1 Qershor 2020, 15:04 Nga DOSJA
“Po qëndroja përpara autobusit të skuadrës sime dhe

KROACI-Eros Grezda u bë protagonist i ngjarjeje të shëmtuar në fund të gjysmëfinales së dytë të Kupës së Kroacisë mes Rijekas dhe Osijek që përfundoi me fitoren 3-2 me përmbysje të skuadrës vendase. Shqiptari i Osijek i cili në atë takim u aktivizua për 62 minuta, në përfundim të sfidës u përplas fizikisht me sulmuesin e Rijekas Antonio Colak dhe e goditi me grusht në kokë kundërshtarin e tij. Pas kësaj ngjarjeje të shëmtuar Grezda ka reaguar në faqen e klubit të tij Osijek duke shpjeguar arsyet e veprimeve të tija që sollën një dhunë të papreçendtë mes futbollistëve të dy skuadrave.

“Kur vjen puna te fyerjet e rënda në aspekt personal dhe kombëtar, qoftë si njeri, qoftë si sportist jam shumë i ndjeshëm. E gjitha kjo ndodhi jo vetëm gjatë ndeshjes, por dhe pas saj. Unë po dhe sulmuesi rival Colak po kalonte para meje në mënyrë provokuese. Jam përballur me provokimet e tij gjatë gjithë ndeshjes. Jetoj për shumë vite në Kroaci. I përmbush detyrimet e mia si qytetar dhe i paguaj taksat dhe nuk e meritoj që dikush të më fyejë për ndjenja kombëtare. Do të marr të gjitha hapat ligjor për të mbrojtur veten dhe nderin tim”, shprehet Grezda pas ngjarjes së ndodhur.

Me grushtin që i dha rivalit të tij, Eros Grezda rrezikon të dënohet nga 2 deri në 6 ndeshje nga komisioni i Etikës në Federatën Kroate të Futbolli, por në rast se gjesti i tij cilësohet i rrezikshëm, shqiptari mund të pezullohet për 6 muaj nga futbolli. Nëse kjo ndodh atëherë 25-vjeçari do të merrte një tjetër goditje në rëndë, në një moment kur shpreson të rifitojë formën e tij optimale dhe të grumbullohet sërish nga kombëtarja shqiptare pas eksperiencës së dështuar te Rangers në Skoci.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport colak eros grezda osijek colak eros grezda osijek

Sondazh

Poll