Sport

Grushte kokës për penallti! Eros Grezda përfshihet në një sherr skandaloz me futbollistin kroat, e ndjek deri në parking d

1 Qershor 2020, 07:58 Nga DOSJA
Grushte kokës për penallti! Eros Grezda përfshihet në

KROACI– Futbollisti shqiptar Eros Grezda, i cili luan në ekipin e Osijekut është përfshirë në një sherr skandaloz që ka zënë faqet e para të të gjitha mediave kroate dhe atyre sportive.

Në media sqarohet se Grezda është acaruar me futbollistin Antonio Mirko Çolak pas mbylljes së ndeshjes mes Rijekës dhe Osijekut në shifrat 3-2.

Të njëtat burime sqarojnë se fillimisht u mendua se Osijeku ku luan edhe Grezda do të fitonte, por krejt papritur arbitri ka nxjerrë një karton të kuq kundër Osijekut, ndërsa Rijekës ‘i fali’ një penallti.

Falë penalltisë erdhi edhe barazimi 2-2, falë ekzekutimit të saktë të Antonio Mirko Colak. Këtu u prish qetësia e të gjithëve por shqiptarit nuk i dilte inati me gjuajtësin e penalltisë, që u kontestua. Pas mbarimit të ndeshjes, Grezda është nisur drejt parkingut dhe ka marrë hak ndaj autorit të golit të asaj penalltie, Antonio Mirko Çolak, duke e goditur me grusht në kokë.

Grezda është shoqëruar në polici për të dhënë sqarime për ngjarjen, ndërkohë që pritet të marrë edhe një dënim të rëndë për klubin.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport antonio mirko çolak eros grezda antonio mirko çolak eros grezda

Sondazh

Poll