Sport

Djali i Michael Schumacher gati për Formula 1, mund të marrë vendin e e atij që zëvendësoi të atin

1 Qershor 2020, 16:23 Nga DOSJA
Djali i Michael Schumacher gati për Formula 1, mund të marrë

GJERMANI-Legjenda, Michael Schumacher prej gati 6 vitesh po kurohet pas aksidentit të tij tragjik në  sportin e skisë. Ndërkohë  gjatë kësaj kohe  bashkëshortja e tij është kujdesur që të fsheh gjithçka nga  kurimi i tij nëpër spitale. Ndërkohë stafetën e tij në të ardhmen pritet ta marrë djali i tij, Mick Schumacher që, për talent e mbiemër, është i destinuar të përsërisë gjurmët e të atit Michael. 2021 mund të jetë viti i duhur për të bërë kapërcimin në kualitet në timonin e Alfa Romeos.

Shumë do të varet nga rezultatet në këtë vit të dytë në Formula 2, nëse do të garohet, sepse gjermani kërkon ta fitojë atë vend duke punuar në pistë. Pastaj operacioni i marketingut do të jetë përbërës, por Mick nuk do një rol sa për shfaqje, duke qenë se Kimi Raikkonen mund të tërhiqet në moshën 42 vjecare mund të zëvendësojë finlandezin, një shenjë e fatit, duke qenë se ishte pikërisht finlandezi që zëvendësoi të atin Michael Schumacher tek Ferrari në kohët e tërheqjes së parë nga garat.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport formula 1 michael schumacher mick schumacher formula 1 michael schumacher mick schumacher

Sondazh

Poll