Aktualitet

Të veshur si policë, autorët ishin 4! DETAJE TË REJA për atentatin në Laç, 21-vjeçari shkoi hoqi “uniformën” në sh

1 Qershor 2020, 11:40 Nga DOSJA
Të veshur si policë, autorët ishin 4! DETAJE TË REJA

TIRANË– Janë zbardhur detaje nga vrasja e dyfishtë në Laç, ku të vdekur mbetën biznesmenët Paulin (Gjergji) Markaj dhe Bujar (Hasani) Lika. ]

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për Report TV se autorët e atentatit kanë qenë katër persona, mes tyre edhe Kreshnik Tusha, 21-vjeçari që mbeti vetë i plagosur gjatë përplasjes me armë dhe ndodhet i shtruar në Spitalin e Traumës.

Por detaji që ka më shumë rëndësi, është se atentatorët kanë qenë të veshur me uniforma të Policisë së Shtetit, në momentin që kanë kryer atentatin. Madje, Tusha, pasi është plagosur, ka shkuar në shtëpi me ndihmën e bashkëpunëtorëve, ka hequr uniformën e policisë dhe më pas, i veshur civil është paraqitur për t’u mjekuar në spitalin e Kurbinit, nga familjarët e tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e të shtunës rreth orës 21:40, kur në një hotel në autostradën Laç-Mamurras, u dëgjuan një seri të shtënash. Për pasojë, ndërroi jetë në vendngjarje, Bujar Lika, 37 vjeç dhe u plagosën Paulin Gjergji, 53 vjeç dhe Kreshnik Tusha 21 vjeç.

Gjergji dhe Tusha u transportuan në Spitalin e Traumës në Tiranë, por 53-vjeçari nuk mundi të shpëtojë. Tusha, dyshohet se është njëri prej atentatorëve, por ende nuk dihen motivet e vrasjes. Ai ndodhet në spital me një plumb në këmbë, ndërkohë që ende nuk ka treguar versionin e tij për këtë ngjarje.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bujar lika kreshnik tusha paulin gjergji vrasje në laç vritet biznemeni bujar lika bujar lika kreshnik tusha paulin gjergji vrasje në laç vritet biznemeni bujar lika

Sondazh

Poll